Takim i Kryeministrit Zaev me udhëheqësit e “TAB MAK”: Ciklet e reja të investimeve krijojnë vende të reja të punës dhe janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i komunës së Probishtipit, Dragan Anastasov, realizuan takim me udhëheqësinë e fabrikës sllovene “TAB MAK” për akumulatorë plumb-acid.

Në fokus të bisedës ishte cikli i ri investues së “TAB MAK” nga Probishtip, në vlerë prej 30 milionë euro, që nënkupton rritje të kapaciteteve në prodhimin e starter-baterive.

Kryeministri Zaev theksoi se shteti në konsultim me komunitetin e punës dhe të gjitha palët e përfshira krijojnë ambient të punës për zhvillim të barabartë ekonomik rajonal dhe shtoi se investimet e tilla janë hapje e vendeve të reja të punës të paguara mirë.

Udhëheqësit informuan se për momentin në “TAB MAK” punojnë 530 persona të cilët në kushte të pandemisë vazhduan të punojnë, me masa financiare për ndihmën e shtetit. Në takim u konkludua se investimi i ri do të hap vende të reja të punës jo vetëm në Probishtip, por në tërë rajonin, që do të thotë mundësi për standard më të lartë për qytetarët dhe zhvillim ekonomik në rajon.

Në takim u konstatua se investimet e kompanive kanë rëndësi vitale për ekonominë në nivel lokal dhe shtetëror.

Kompania “TAB MAK” e veprimtarisë industriale, madje 97% të prodhimit e plason në tregun e jashtëm, kryesisht evropian.