Nga takimi i Zaevit me Kryeministrin e Irlandës Martin: Mbështetja e fortë e Irlandës është një njohje e kontributit tonë në zhbllokimin e zgjerimit të BE -së

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë  së Veriut Zoran Zaev, në kuadër të aktiviteteve në margjinat e Samitit të BE -së për Ballkanin Perëndimor, u takua me Kryeministrin e Republikës së Irlandës, Michael Martin.

Në takimin, ku mori pjesë zëvendës-kryetari në Qeveri i ngarkuar  për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov, Kryeministri Zaev tha se të dy vendet kanë marrëdhënie të ngushta miqësore, por edhe mundësi të hapura për avancimin e tyre të mëtejshëm, veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik.

Kryeministri Zaev vlerësoi mbështetjen e fortë të Republikës së Irlandës për procesin tonë të integrimit evropian si veçanërisht të rëndësishëm në njohjen e kontributit tonë në zhbllokimin e zgjerimit të BE -së, dhe i përcolli kryeministrit Martin se Qeveria vazhdon të punojë intensivisht për këtë çështje.

Me qëllim të avancimit të marrëdhënieve reciproke, të dy kryeministrat ranë dakord të vazhdojnë dhe intensifikojnë bashkëpunimin përmes shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë midis Republikës së Irlandës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut me fokus bashkëpunimin ekonomik.