Kryeministri Zaev: Me investimin e ri të “Teknopanel” hapen 120 vende të reja të punës me pagë mesatare mbi 33.500 denarë

Delegacion i Kompanisë turke “Teknopanel”, udhëhequr nga pronari Orhan Kahvexhi mbajti takim pune me Kryeministrin Zoran Zaev dhe drejtorin e ZZHIT-së, Jovan Despotovski, ku u prezantua investimi i ri i Kompanisë në Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Zaev u shpreh i kënaqur nga vendimi i Kompanisë “Teknopanel” të investojë në Maqedoninë e Veriut, si destinacion i parë investues për këtë kompani jashtë tregut të vet. Për më tepër, që tregu evropian do të furnizohet me prodhime nga vendi ynë. Kryeministri Zaev nënvizoi se dy vendet mike, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Turqisë në vazhdimësi i avancojnë raportet dypalëshe, si dhe bashkëpunimin ekonomik, ndërsa një numër i madh i kompanive nga Turqia tashmë punojnë në vendin  tonë.

Kompania “Teknopanel” do të investojë 16 milion euro në ndërtimin e kapacitetit të ri prodhues në ZZHIT  Shkup 1. Prodhimi pritet të fillojë në vitin 2022.

Sipas planit investues dhe projekteve financiare “Teknopanel” do të hapë 120 vende të reja pune në këtë fazë.  Pritet kompania të realizojë eksport total prej mbi 170 milion euro në 10 vitet e ardhshme, vetëm si obligim  për kontributet për paga, në buxhetin e shtetit të paguajë mbi 5 milion euro të ardhura ndërsa obligimet për tatim të fitimit dhe tatim personal të pagave  tejkalojnë 2,5 milion euro.

Kompania turke “Teknopanel” me të cilën do të nënshkruhet marrëveshje në javët e ardhshme, ndërsa investitori i parë i huaj me të cilin Qeveria do të lidhë marrëveshje me elemente nga koncepti i ri i punës së Drejtorisë për ZZHIT.

Në rend të parë Qeveria do të sigurojë mbështetje financiare për hapje të vendeve të punës me neto pagë mesatare mbi 33.500 denarë në muaj dhe rritje të garantuar të pagave  prej 5% në vit. Gjithashtu, kjo është kompania e parë me të cilën fillon të zbatohet  parimi i ri i vlerësimit të tokave si pjesë e ndihmës shtetërore, gjegjësisht  për herë të parë shteti e shfrytëzon vlerën e tregut të tokës si resurs që jepet në shfrytëzim të investitorit si masë e ndihmës shtetërore

Sipas konceptit të ri të tërheqjes së investimeve në ZZHIT, çdo investitor potencial dorëzon plan investues 10-të vjeçar në bazë të së cilës vlerësohet kapaciteti i kompanisë dhe investimit, dhe përgatitet pako individuale për pjesëmarrje të shtetit në investim.

“Teknopanel” është kompani e teknologjisë së lartë, e cila prodhon  të a.q.”sanduiç” panela të çative të cilat njëkohësisht ofrojnë  izolim ngrohës, hidro dhe të zërit, ndërsa janë rezistent edhe ndaj zjarrit. Veçanërisht përdoren për sipërfaqe të çative të ndërtesave industriale. 

Kompania është një nga eksportuesit më të mëdhenj  në Turqi dhe është në listën e Top 500 kompanive  udhëheqëse industriale në vend, me pesë fabrika në Turqi, mbi 450 të punësuar dhe eksporton në 89 vende në Azi, Evropë dhe Amerikë.