Carovska: Nxënësit do të jenë pjesë e testimit PISA në vitin 2022, në rrjedhë janë testimet provuese dhe përgatitjet intensive për arritjen e rezultateve më të mira

Maqedonia e Veriut do të marrë pjesë në testimin ndërkombëtar PISA të organizuar nga OECD, ndërsa do të realizohet në vitin 2022 dhe për këtë qëllim ne jemi duke u përgatitur intensivisht për gati një vit. Shpresoj që gjatë  kontrollimit të aftësive të diturive  shkencore dhe matematikore, aftësive për lexim dhe krijimtarinë e të menduarit, nxënësit  do të tregojnë rezultate më të mira në krahasim me testimet  e kaluara. Prandaj  po i përgatisim për këtë. Por unë pres të bëj përparim të konsiderueshëm në 5-6 vitet nga tani, kur reformën në arsimin fillor që e filluam këtë vit do të përfundojë, ndërsa  një nga arsyet kryesore  ishin pikërisht rezultatet e dobëta në këtë  dhe disa testime  të tjera ndërkombëtare në të kaluarën.

Këtë e theksoi  ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska e cila sot së bashku me drejtoreshën e Qendrës Shtetërore të Provimeve në Shkollën e Mesme të Qytetit të  Shkupit "Boro Petrusevski" – shënuan  fillimin e testimit pilot PISA i cili do të kryhet në 10 ditët e ardhëshme , ndërsa do të marrin pjesë  885 nxënës  të moshës 15 vjeçare  nga 13 shkolla të mesme.

"Për t'u njohur me procedurat për kryerjen e testimit, u organizuan trajnime online për mësimdhënësit  vitin e kaluar. ndërsa një grup më i madh i nxënësve sot është pjesë e testimit përmes të cilit do të shohim të gjitha aspektet që kanë nevojë për më shumë vëmendje për testimin kryesor që do të mbahet   vitin e ardhshëm. Ne duhet të përgatitemi mirë dhe të marrim rezultate objektive. Ato janë veçanërisht të rëndësishme për ne si një vend në zhvillim dhe do të jenë një udhërrëfyes për krijimin e politikave arsimore të ardhshme," tha Carovska.

Ministrja rikujtoi se pikërisht  rezultati  i gatishmërisë së dobët i nxënësve për të aplikuar në jetën reale atë që mësuan në shkollë, e cila u tregua në testet e mëparshme të PISA kur ishim ndër vendet e fundit, u miratua një Koncept i ri për arsimin fillor në bazë të së cilës  filloi edhe  krijimi në etapa i programeve mësimore dhe materialeve për mësim  të cilat gjithashtu po digjitalizohen ndërsa  investimi intensiv është bërë në pajisjen e shkollave, të cilat duhet të ofrojnë mësimdhënie më interaktive dhe efektive.

"Në vitin 2022, pres të paktën rezultate pak më të mira në krahasim me rezultatet e testimeve të kaluara. Jo sepse ajo që ne po punojmë aktualisht ka dhënë efektin e pritur, është shumë herët për të folur për efektet, por sepse ne po përgatisim seriozisht nxënësit për këtë testim, duke rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e tij dhe duke i liruar ata nga frika se rezultatet do të ndikojnë në notat e tyre në fund të vitit. "Këto rezultate shërbejnë për qëllime të tjera, për të ndihmuar shtetin se si të përmirësojë arsimin në të ardhmen dhe për të krijuar breza, arritjet e të cilëve në testimet e tilla ndërkombëtare një ditë do të jenë krenari kombëtare," tha Carovska.

 PISA është hulumtimi  më i madh ndërkombëtar i arsimit në botë ku janë  përfshin nxënës të moshës 15-vjeçare. Realizohet  që nga viti 2000 nga ana e Organizatës  për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) në të cilën janë përfshirë  mbi  85 vende pjesëmarrëse. Përmes këtij testimi matet zbatimi i njohurive nga aftësimi i shkrim - leximi shkencor dhe  matematikor, aftësimi për shkrim -leximin e nxënësve, ndërsa në vitin 2022 për herë të parë do të matet mendimi krijues i nxënësve.

 Zbatohet që nga viti 2000 nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) ku janë përfshirë  më shumë se 85 vende pjesëmarrëse. Përmes këtij testimi matet zbatimi i njohurive nga shkrim -leximi shkencor, shkrim -leximi matematikor, aftësimi për shkrim -leximin e nxënësve, ndërsa në vitin 2022 për herë të parë do të matet mendimi kreativ i nxënësve.

Maqedonia e Veriut përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës deri më tani ka marrë pjesë në tre cikle: PISA2000, PISA2015, PISA2018. Kjo do të jetë pjesëmarrja jonë e katërt në studim, ndërsa realizator është Qendra Shtetërore e Provimeve.

 Për realizimin me sukses të testimit provues , i cili do të realizohet  në mënyrë elektronike në 10 ditët e ardhshme, është siguruar mbështetje nga Banka Botërore për prokurimin e pajisjeve të informatikës ekskluzivisht për këtë qëllim.