Kryeministri Zaev nga Forumi për Energjetikë: E bëjmë tranzicionin e parë energjetik në rajon, si shembull për vendet nga Ballkani Perëndimor

Kryeministri Zoran Zaev me fjalim hyrës e hapi “Forumin  maqedonas energjetik 2021”:  Hartimi i së ardhmes energjetike”, që do të mbahet dy ditë. Krahas Kryeministrit, fjalime hyrëse do të kenë edhe Kejt Mari Bërnz, ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dejvid Gir, ambasador i delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, si dhe Agim Selami, drejtor i ZIP Institutit.

Në Forum morën pjesë edhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, i cili është folës në panelin e titulluar “Kontributi i Ballkanit Perëndimor drejt Marrëveshjes së gjelbër të Bashkimit Evropian”.

Është paraparë në Forum të mbahen panel-sesione të veçanta ku politikëbërësit, liderët e kompanive energjetike dhe ekspertët nga e gjithë bota do të diskutojnë rëndësinë e energjetikës, si dhe sfidat e zhvillimit të qëndrueshëm.

Forumi, tradicionalisht për të katërtin vit me radhë, organizohet nga Instituti ZIP, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev në tërësi:

“Të nderuar përfaqësues të Forumit për Energjetikë,

Kam nderin dhe kënaqësinë ta hap “hapi “Forumin  maqedonas energjetik 2021”, i cili nga iniciativa për përforcimin e dialogut mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tema lidhur me energjetikën, sot u shndërrua në një mbledhim të rëndësishëm të politikëbërësve, liderëve të kompanive energjetike, profesionistëve dhe personaliteteve të shquara në këtë fushë dhe ekspertëve të dëshmuar.

Besoj se edhe nga Forumi i sivjetshëm do të dalin konkluzione që do të japin kontribut për rritjen e investimeve në energjetikë.

Pikërisht një prej sektorëve me prioritet në të cilat fokusohet Qeveria, janë investimet në sektorin energjetik.

Angazhimet  tona janë të drejtuara në rritjen e interesave të investitorëve në energjetikë me ofertë për zgjidhje alternative në pikëpamje të pozitave energjetike gjeostrategjike.

Në mënyrë plotësuese, punojmë me përkushtim në tejkalimin ndaj burimeve me energji të pastër  të burimeve ekologjike të energjisë: uji, dielli dhe era, me qëllim uljen graduale të shfrytëzimit të qymyrit si burim i energjisë.

Pikërisht për këtë arsye sollëm legjislativë të re të harmonizuar me direktivat e BE -së, një mënyrë e re për të mbështetur investimet në termocentralet fotovoltaike dhe mullinjtë e erës, të cilat u njohën menjëherë nga investitorët vendas dhe të huaj, të cilët tashmë po përfundojnë termocentralet e tyre fotovoltaike të marra në procedurat e para për ndarjen e premiumeve transparente dhe konkurruese.

Ne jemi vend i diellit, këtë e dimë të gjithë, fatkeqësisht në të kaluarën e njëjta nuk është shfrytëzuar në mënyrë kompetente, megjithatë në 3,4 vitet e fundit, në fazë të ndërtimit janë 60 megavat të termocentraleve fotovoltaike sipas Premium tarifave dhe 100 megavat në Osllome përmes partneritetit publik-privat që do ta zëvendësojnë REK “Osllome”.

Termocentrali i parë fotovoltaike i “ESM” në Osllome nga 10 megavat deri në fund të tetorit të këtij viti do të përfundojë, domethënë bëhet fjalë për 170 megavat termocentrale në diell ose 10 herë më shumë se 17 megavat të ndërtuara në 11 vitet e fundit.

Miratuam Ligj për investimet strategjike, që investitorët e mëdhenj të njohin angazhimin e Qeverisë dhe të jenë më të guximshëm në sjelljen e vendimeve për investime në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Tashmë disa investitorë serioz kanë parashtruar projekte oficiale për investime strategjike si “WPD” nga Gjermania për të ndërtuar një termocentral me erë 415 megavat  termocentral me erë, “EFT Group” për të ndërtuar një termocentral fotovoltaik 80 megavat, disa investitorë seriozë kanë shprehur interes për të investuar në objekte të mëdha të infrastrukturës energjetike siç është “Mitilineos” nga Greqia, “Akuo Energy” nga Franca, projekte me vlerë qindra miliona euro.

Deri më tani, në synimet e përgjithshme për investime dhe fillimin e procesit të bisedimeve, ne kemi mbulim prej rreth 1.500 megavat termocentralesh fotovoltaike, për të cilat po diskutohet intensivisht, një pjesë e dokumentacionit është gati dhe mbi 550 megavat mullinj ere në vend. Shpresojmë që një pjesë e madhe e këtyre do të realizohet me sukses.

Për ne, ky është një tregues se kemi realizuar mirë reformat, kemi miratuar legjislacionin e nevojshëm dhe kemi krijuar kushte për investime, që është thelbi i ekzistencës së qeverive dhe administratës, për të krijuar kushte fer për të gjithë. Nga emrat që përmenda, mund të shihet se këto janë kompani serioze evropiane, gjë që konfirmon më tej se gjithçka është transparente dhe konkurruese në përputhje me rregullat evropiane. Nëse përmend "GENI" nga Sllovenia, "Fortis" nga Turqia dhe "Solarpro" nga Bullgaria, të cilat tashmë po ndërtojnë termocentralet e tyre, është e qartë se ne kemi zgjedhur rrugën e duhur.

Me ndërtimin e dy termocentraleve 50 megavat në Osllome për investitorët privatë, si dhe dy investime 10 megavat nga vetë ESM-ja, ne po bëjmë tranzicionin e parë energjetik të një termocentrali me qymyr me një termocentral fotovoltaik, ky është shembull për vendet e tjera të rajonit nga Balkani Perëndimor dhe Evropa Juglindore.

Me ndihmën e Delegacionit evropian në Shkup po punohet në diagnozën për tranzicion të drejtë të rajoneve të qymyrit në Maqedoninë e Veriut, që duhet të jetë nga tipi ekonomik dhe social, që do të na udhëzojë se si me sukses ta bëjmë tranzicionin energjetik, sepse ai nuk do të jetë i suksesshëm nëse nuk është i drejtë.
Në atë detyrë presim ndihmë të madhe nga Komisioni Evropian, si dhe nga Komuniteti  energjetik, përmes programeve të tyre financiare për të mbështje të projekteve infrastrukturore. Sot, përfaqësuesit e tyre janë këtu me ne dhe unë dua t'u përcjell atyre personalisht mesazhin tim se ne do të ndjekim rrugën e përmbushjes së Marrëveshjes së Gjelbër të BE -së, presim mbështetjen tuaj për ta plotësuar atë qëllim bashkërisht.

Të nderuar,

Hidrocentrali Çebren është gjithashtu projekti më i rëndësishëm që është vendimtar për një tranzicion të suksesshëm energjetik dhe për realizimin e investimeve të shpallura në burime të ripërtërishme të energjisë, termocentraleve fotovoltaike dhe të erës. "Cebreni" duhet të japë sigurinë e nevojshme sistemit energjetik të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit.

Filloi faza e dytë, në të cilën ka 9 kompani serioze botërore dhe evropiane. Shpresoj që deri në fillimin e vitit të ardhshëm do ta nënshkruajmë Marrëveshjen me ofruesin me të suksesshëm dhe përfundimisht pas një sërë tenderësh të pasuksesshme, ky projekt të arrijë.

Vetëm ky projekt i madh energjetik vlen 700 milionë euro, ndërsa këtë herë është siguruar suksesi i tij.

Këtu do të shtoj edhe projektet në të cilat punojmë siç janë TEC “Negotino”, Waste to Energy“, „Zoka Energy Solution“, janë mbi 400 milionë euro.

Në kushte të krizës shëndetësore-ekonomike shkaktuar nga KOVID-19, krahas ballafaqimit me efektet nga pandemia, Qeveria dhe resorët ekonomikë bëjnë përpjekje maksimale dhe e ndjekin gjendjen në çka më së shumti investohet në botë. Pikërisht energjetika dhe efikasiteti energjetik, bashkë me digjitalizimin dhe të gjitha teknologjitë e larta bashkëkohore janë ardhmëria e zhvillimit.

Interkonektori mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është gjithashtu i një rëndësie të madhe si një strukturë kyçe e infrastrukturës energjetike që siguron konkurrencë më të lartë në furnizimin me gaz natyror. Interkonektori për gaz natyror mes dy vendeve si dhe mbindërtimi i naftësjellësit ekzistues mund ta bëjë Maqedoninë e Veriut një qendër shpërndarëse të karburanteve me cilësi të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Përveç kësaj në hap me përpjekjet tona dhe harmonizimin e rregullores me BE -në, ne miratuam Ligjin e ri për efikasitet energjetik, që mundëson realizimin e investimeve dhe masave të nevojshme në fushën e efikasitetit energjetik, duke ndjekur shembujt pozitiv nga vendet e BE -së dhe rajonit, ku efikasiteti energjetik sjell përfitime në disa nivele, si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë në përgjithësi.

Dua të përmend se ne përballemi me shumë sfida, nacionale dhe rajonale kur është fjala për t'u bashkuar me tranzicionin global energjetik, teknologjitë e reja në burimet e ripërtërishme, efikasitetin energjetik, gazifikimin, por këto janë procese investimesh të pashmangshme që sjellin përfitime afatgjate.
Aplikimi i burimeve të ripërtërishme të energjisë dhe efikasiteti energjetik janë pjesë e kornizës për realizimin e Marrëveshjes së Gjelbër të Bashkimit Evropian që ka një qëllim të qartë - Evropë neutrale dhe më rezistente klimatike deri në vitin 2050.

Edhe vendi ynë e mbështet Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane për ekonomi të qëndrueshme përmes  shndërrimit të sfidave klimatike dhe ekologjike në mundësi dhe duke e bërë tranzicionin të drejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë.

Ju faleminderit për vëmendjen dhe ju uroj diskutim të frytshëm”.