Zaev u takua me Presidentin slloven Pahor: Sllovenia dhe e gjithë Evropa mbështesin fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së  Veriut Zoran Zaev, në periferi të Forumit Strategjik të Bledit, u takua me Presidentin e Republikës së Sllovenisë Borut Pahor.

Presidenti i Sllovenisë Pahor në takim e afirmoi qëndrimin  e vendit të tij se Sllovenia e mbështet zgjerimin evropian me vendet nga Ballkani Perëndimor dhe pret, me ndërmjetësim dhe mbështetje të presidencës sllovene, të gjendet zgjidhje e pranueshme për procesin e bllokuar për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE.

Kryeminstri Zaev dhe Presidenti Pahor në takim  ndamë mendim se liderët ekzistojnë për të gjetur zgjidhje dhe se jeta bashkëkohore dhe trendet globale kërkojnë hapa të guximshme dhe të mençur nga liderët politikë të Evropës.

Presidenti i Qeverisë, Zoran Zaev potencoi se Evropa e pranoi që qytetarët e Maqedonisë së Veriut treguan guxim dhe i pranuan vlerat evropiane dhe se vendi ka bërë gjithçka për të vazhduar në rrugën evropiane përpara.

Kryeministri Zaev e përshëndeti angazhimin e Sllovenisë gjatë presidencës së saj me BE-në për të zbatuar vendime dhe zgjidhje të guximshme në dobi të zgjerimit, theksohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.

Të dy bashkëbiseduesit në takim, Kryeministri Zoran Zaev dhe presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, theksuan se Sllovenia  dhe e gjithë Evropa e mbështesin zgjidhjen e sfidave midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa presidenca aktuale sllovene është një mundësi e cila duhet të përdoret për gjetjen e zgjidhje.