Delegacioni qeveritar përkulet para pllakave përkujtimoreve në Smilevë për nder të Ditës së Republikës

Festimi tradicional i festave të Ilindenit këtë vit u mbajt në Smilevë, në Komunën e Demir Hisarit.

Për nder të Kongresit të Smilevës, në të cilin u mor vendimi përfundimtar për organizimin dhe ngritjen e një kryengritje mbarëkombëtare në të gjithë territorin e Maqedonisë së atëhershme, programi për shënimin e 2 gushtit - Ditës së Republikës dhe Ilindenit filloi me vendosjen e luleve në varrin e Dame Gruev , në Monumentin e ilindenasve të Smilevës  dhe pllakën përkujtimore të ardhës partizane  të Smilevës, pas së cilës u organizua një vizitë në muzeun përkujtimor të Kongresit të Smilevës.

Delegacionin qeveritar në përmbajtjet e programit në Smilevë e udhëhoqi  zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Hristina Odzaklieska.

Në fjalimin e tij në kuadër të përmbajtjeve programore në Smilevo, zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, i cili, ndër të tjera, tha se sot ne përkulemi para revolucionarëve trima maqedonas që krijuan Republikën e parë në Ballkan.

“Nga Smileva, vendlindja e Dame Gruevit, fillon historia e re maqedonase. Këtu u mor vendimi për luftë  dhe këtu, nga Ballkani u dëgjua zëri i popullit maqedonas, i cili karakterizohet me guxim të madh, vizion dhe respekt ndaj të gjitha feve dhe kombeve”, theksoi zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski në fjalimin e tij nga programi solemn me rastin e 2 gushtit - Ditës së Republikës në Smilevë.