Nga paneli i Forumit Ekonomik: Bisedojmë drejtpërdrejt me afaristët, ata e përforcojnë ekonominë tonë dhe me bashkëpunim rajonal hapen vende të reja të punës

“Nuk ka pse kamioni të presë në kufi të Maqedonisë së Veriut, nëse dërgon mallra nga Shqipëria për në Serbi. Humbjet që bëhen me hapjen e kufijve, duhet të shndërrohen në mjete për investime të reja për hapjen e biznese që mundësojnë vende të reja pune”, theksoi Kryeministri Zaev në panelin e Forumit Ekonomik për bashkëpunim rajonal në të cilin morën pjesë edhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, Kryeministri i Shqipërisë Edia Rama, si dhe kryetarët e Odave Ekonomike nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

Paneli u fokusua në interesin e afaristëve nga rajoni të cilët në numër të madh morën pjesë në forumet për ndërlidhje dhe të cilët shprehën mbështetje të fuqishme për  projektet e reja konkrete që i parasheh  iniciativa.

Përfaqësuesit e odave ekonomike të të tre vendeve, kumtuan se do të formojnë një trup të  përbashkët që do të monitorojë zbatimin e masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, si dhe avancimin e përfitimeve.

Ata porositën se presin që kolonat e kamionëve përfundimisht të zhduken nga kufijtë dhe se aktivitet ndërmarra do ta realizojnë këtë qëllim.

Afaristët shprehën mbështetje edhe për memorandume në të cilat janë të përpiluara drejtimet për lëvizje të lirë të fuqisë punëtore në rajon pa pengesa dhe për realizimin e politikës për një leje pune për tërë rajonin dhe njohjen e kualifikimeve me të cilët do të krijohen kushte për ti mbajtur të rinj në rajon.

“Këtu jemi edhe për të diskutuar drejtpërdrejtë me afaristët, ata e përforcojnë ekonominë e tonë e mbushin buxhetin. Jemi të hapur për të gjitha idetë e mira dhe kemi vullnet të fuqishëm politik edhe unë edhe Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri Rama. T’i largojmë të gjitha arsyet që i krijojnë kolonat e kamionëve në kufij. Do ti intensifikojmë proceset për ndërlidhje digjitale për kontroll të të gjitha dokumenteve dhe për ndërlidhje të softuerëve për TVSH. Kjo do të mbulojë tërë hapësirën rajonale dhe  largimi i kufijve është çështje kohe, theksoi Kryeministri Zaev në panel.

Në panel në mënyrë më të detajuar u sqarua ideja për nxitjen e komunikimit mes të rinjve, nxënësve, studentëve, me programet kompetente për ndërlidhje me të cilën do të vazhdohen sezonet në qendrat turistike në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq theksoi se kufijtë e hapur për krijimin e atmosferës miqësore janë stimuluese për ndërlidhje jo vetëm të komuniteteve afariste por edhe mes njerëzve të thjeshtë dhe qytetarëve.

“Kjo nuk është iniciativë  e disa politikanëve, kjo është iniciativë për ardhmërinë e të gjithë qytetarëve nga i gjithë rajoni,” potencoi Presidenti Vuçiq.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi se në tre vendet menjëherë do të fillojnë përgatitjen e dispozitave nga memorandumet që sot i nënshkruan tre qeveritë.

“Memorandumi për mirëkuptim dhe bashkëpunim në lidhje me qasjen e lirë deri te tregu i punës në Ballkanin Perëndimor që sot do ta nënshkruajmë është hapi i parë në atë drejtim. Është paradoksale që ne ti njohim lejet e punës nga BE-ja, dhe të mos i njohim lejet e punës mes nesh,” potencoi Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.