Kryeministri Zaev në promovimin e Kompleksit Planet: Vlera e investimit prej 28 milionë euro konfirmon se Maqedonia e Veriut është vend i mirë për biznes

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot mbajti fjalim në ngjarjen me rastin e promovimin e aktivitetit për ndërtimin e projektit banesor-afarist – Kompleksi Planet.

Në ngjarje morën pjesë Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, Artan Grubi, zëvendëskryetar i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski,  kryetari i partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti dhe investitorët e Kompleksit Planet, si dhe mysafirë të tjerë.

Në vazhdim të kësaj kumtese ua përcjellim fjalimin e Kryeministrit Zaev  në tërësi:

“Kam nderin e veçantë të marr pjesë në këtë ngjarje me të cilin promovohet një projekt jashtëzakonisht inovative, kreativ dhe para së gjithash projekt i guximshëm.

Sfida për të ndërtuar një kompleks të ri banimi dhe urban në afërsi të Shkupit, që praktikisht paraqet qytet të vogël, me të vërtetë meriton respekt.

Sot jemi në një vend ku për disa vite do të ndërtohet kompleksi Planet në 150 hektarë me 142 vila, me gjithë infrastrukturën shoqëruese të rrugëve dhe lidhjeve të qasshme me rrjetin ekzistues rrugor të qytetit, kanalizimeve, rrjetin ujësjellës, si dhe rrjetin për energji elektrike dhe internet.

Bëhet fjalë për një lagje super-bashkëkohore e cila ka parasysh të gjitha funksionalitetet për një jetesë urbane, përfshirë objektet për mbrojtje shëndetësore, postë, bankë, bibliotekë, kopsht për fëmijë, amfiteatër në ambient të hapur për organizimin e ngjarjeve, qendra sportive, heliodrom, pishina dhe kompleks hotelierik.

Ajo që është posaçërisht e rëndësishme është që ndërtimi i tërë kompleksit banesor-afarist përfshin vetëm rreth 20% nga hapësira e përgjithshme që përfshin investimi, ndërsa 80% është gjelbërim.

Kreatorët e kompleksit Planet i janë përshtatur natyrës dhe funksionalitetit ekologjik të terrenit dhe në mes të kompleksit është parku qendror, i cili në fakt, paraqet pyllin ekzistues brenda kufijve të vendit për ndërtimin e tij.

I vendosur në hyrje të Shkupit në anën perëndimore të tij, mes lumenjve Vardar dhe Treska, një kompleks banesor-afarist dhe biznesi ka filluar të ndërtohet sipas standardeve më të larta dhe për ndërtimin e të cilave, para së gjithash, janë të obliguara kompanitë e ndërtimit tashmë të provuara të investitorëve "Blero-Fiks" "dhe" Valmir Kompani" dhe do të përfshihen edhe dhjetra kompani nënkontraktuese nga industri të ndryshme.
 
Vlera e këtij investimi prej 28 milionë euro është një lëvizje dhe kontribut serioz në ekonominë tonë të përgjithshme dhe për këtë arsye projekti meriton të gjitha lëvdatat dhe inkurajimet.

Në fund, më lejoni të shpreh përgëzimet e mia për investitorët për guximin e tyre dhe që vërteton në mënyrë shtesë se Maqedonia e Veriut është një vend i mirë për investime.
 Urime për guximin dhe gatishmërinë e Komunës së Sarajit për të pranuar dhe mbështetur një iniciativë të tillë dhe për të ndarë lokacionin.
 
Urime për Qytetin e Shkupit dhe mbështetjen e tyre për përfitimin që qyteti e fiton me një vendbanim të tillë të humanizuar të një lagjeje të qytetit.
 
I uroj të gjithë të tjerët të cilët në çfarëdo mënyre e mbështesin këtë iniciativë dhe jam i bindur se ky paraqet frymëzim për shumë projekte të reja.
 
Faleminderit për mundësinë që t’ju drejtohem dhe ju uroj një realizim të suksesshëm të investimit".