Kryeministri Zaev pati një takim me drejtorin e "Exit" dhe me sportist të famshëm amerikanë - investitorë të interesuar për të investuar në industrinë e kanabisit mjekësor në Maqedoninë Veriore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev i priti drejtorin e festivalit më të madh muzikor në rajonin tonë “Egzit, Dushan Kovaçeviq, dhe mysafirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sportistët e suksesshëm  në futbollin amerikan Lens Brigs, Turk Mekbrajd ddhe Doni Koldvel, si prodhues i suksesshëm i kanabisit mjekësor në SHBA.

Paraprakisht i kanë analizuar mundësitë për investime në disa  rajone tjera botërore, në takim kanë theksuar se përparësitë për investime në industrinë për kanabis mjekësor që i ofron Maqedonia e Veriut e bëjnë vendin nga interesi i veçantë për këtë veprimtari.

Kryeministri Zaev  i ka prezantuar mundësitë për hapje të fabrikave për kanabis mjekësor në Maqedoninë e Veriut, ndërsa investitorët i kanë prezantuar përvojat me teknologjinë më përparuese dhe njohuritë  të cilat i shfrytëzojnë në fabrikat e tyre për kultivim të kësaj bime, në SHBA.

Në takim me drejtorin e “Egzit” dhe me biznesmenët amerikan, u bisedua për sfidat me të cilat përballet muzika dhe industria ivent gjatë pandemisë, me ç’rast shqyrtuam edhe mundësi për organizim të aktiviteteve të festivaleve  “Egzit” edhe në vendin tonë.