Takimi i Kryeministrit Zaev me Ambasadoren Kroate Tiganj: U riafirmua mbështetja e fuqishme nga Kroacia për integrimin evropian të Maqedonisë Veriore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev realizoi takim me Nives Tiganj, ambasadore e Republikës së Kroacisë në shtetin tonë.

Në takim është riafirmuar mbështetja e fuqishme nga Kroacia për integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Është vlerësuar se shteti ynë e përmbushi pjesën e vet të obligimeve në rrugën për inkuadrim drejt BE-së dhe se BE-ja duhet ta respektojë fjalën e vet.

Është shprehur pajtueshmëri e përbashkët për rëndësinë e politikave të zgjerimit.

Gjithashtu, është konstatuar se është në dobi edhe të BE-së dhe vendeve kandidate, që BE-ja të rrumbullakësohet me Ballkanin Perëndimor, I cili natyrshëm I takon Evropës.

“Maqedonia e Veriut I bëri reformat e nevojshme. Gjithashtu është shembull për bashkëjetesë të bashkësive të ndryshme në një shtet, që gjithashtu është vlerë evropiane. Shteti ynë vazhdon me politikat konstruktive të dialogut në shtet dhe në planin ndërkombëtar dhe presim se ato do të japin rezultate për hap përpara në integrime”, tha kryeministri Zaev.

Në takim është potencuar  rëndësia e një manifestimi të pjekurisë politike në të gjitha subjektet politike, kur bëhet fjalë për realizimin e çështjeve në të mirë të qytetarëve dhe shtetit.

Kryeministri Zaev dhe ambasadorja Tiganj folën edhe për avancimin e bashkëpunimit ekonomik, si në fushën e mbrojtjes dhe në fusha të tjera, që e mundësojnë marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy shteteve.