Kryeministri Zaev: Starton realizimi i 23 projekteve të para për qytetarët nga Programi TAV, investime në infrastrukturë për punësime të reja dhe zhvillim ekonomik

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot ndajmë kontratat e 23 komunave për realizimin e projekteve për qytetarët, me vlerë të përgjithshme prej 609,9 milionë denarë, gjegjësisht 9,9 milionë euro. Bëhet fjalë për projekte infrastrukturore që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve. Më saktë, mjetet janë dedikuar për ndërtimin e rrjeteve për furnizim me ujë, kanalizimeve fekale dhe atmosferike, rikonstruimin e rrugëve lokale, përfundimin e kopshteve, rikonstruimin e shkollave fillore dhe të mesme, rezervuarëve të ujit, sistemeve të furnizimit me ujë dhe projekteve të tjera. Është parashikuar  të realizohen mbi 90 projekte infrastrukturore në të gjitha rajonet e planifikimit, për të cilat janë ndarë 49,7 milionë euro. Ky është grupi i parë, tjetri është në fillim të korrikut dhe faza e tretë rreth 20 korrikut ", tha Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e sotëm me rastin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve për 23 komunat e para të Programit TAV.

Kryeministri Zaev theksoi se Qeveria vazhdimisht angazhohet për zhvillim rajonal të barabartë dhe përforcim të infrastrukturës në nivel të komunës. 

“E përforcojmë decentralizimin dhe mundësojmë transfero maksimal të kompetencave në nivel qendror dhe lokal. Për këtë qëllim filluam reformë për avancimin e decentralizimit fiskal përmes realizimit të 3 shtyllave kryesore edhe atë rritjes së të ardhurave komunale, pagesë e borxhit, si dhe punë transparente dhe të përgjegjshme. Qeveria, me fonde buxhetore dhe me mbështetjen e partnerëve bashkëpunues, si dhe me institucionet financiare ndërkombëtare, zbaton projekte, të drejtuara posaçërisht për zhvillimin e komunave. Qëllimi kryesor është përforcimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i kushteve të jetesës në nivelin lokal. Vazhdojmë të mbështesim mallra të qëndrueshme, pasi ndërtimi i infrastrukturës rrugore lokale, rrjetit të ujësjellësit, rrjeteve të kanalizimeve, rikonstruimi, ndërtimi i kopshteve për fëmijë, shkollave dhe objekteve sportive, objekteve shëndetësore, janë për një jetë më të mirë të qytetarëve, për punësime të reja dhe për zhvillim ekonomik”, tha Zaev.

Kontratat kryetarëve të komunave ua ndanë Fatmir Bytyqi, zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime dhe Metin Batak, drejtor gjeneral i TAV Maqedoni. Në ngjarje morën pjesë edhe zëvendëskryeministri dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, si dhe ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski.
Sani Shener, drejtor kryesor ekzekutiv dhe kryetar i TAV Aeroporte në fjalimin e tij theksoi se sukseset operative dhe financiare kanë rëndësi vetëm  kur krijojnë vlerë shoqërore.

“23 kontratat që i nënshkruam sot me Qeverinë, në vlerë prej 9,9 milionë euro, janë pjesa e parë e investimit në vlerë gjithsej prej 49,7 milionë euro, të cilat në vend që për ndërtimin e kargo-aeroport janë rialokuar në projektet e qeverisjes lokale dhe investime në aeroporte. Ne në TAV besojmë se sukseset operative janë të rëndësishme vetëm kur krijojnë vlerë sociale, prej këtu është e rëndësishme që këto mjete, përmes komunës, do të shfrytëzohen për përmirësimin e infrastrukturës lokale. Shpresojmë që bashkë me Qeverinë do të vazhdojmë të krijojmë tregime të suksesshme dhe në këtë drejtim falënderoj të gjitha institucionet qeveritare për bashkëpunimin e mirë”, deklaroi Shener.

Në grupin e parë janë përfshirë këto komuna: Buteli, Prilepi, Novo Sellë, Shuto Orizarë, Kriva Pallanka, Vallandova, Strumica, Dellçeva, Resnja, Probishtipi, Karbinci,Likopva, Tetova, Çairi, Saraji, Rosoman, Bosillova, Karposhi, Nagoriçi i Vjetër, Negotina, Zelenikova, Tearca dhe Bogovina.