Zaev dhe Radev në Bruksel biseduan për perspektivën e arritjes së një hapi real në integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në përfundimin e Samitit të NATO-s në Bruksel, realizoi takim me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Në takim, ku morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, si dhe ministri i Mbrojtjes të Republikës së Bullgarisë, Gjeorgji Panajotov, në fokus të bisedës ishte perspektiva  për arritje të një hapi real në procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev e nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme dhe principiele për të ardhmen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, si dhe pritjen e Bullgarisë për dialog politik aktiv dhe të menjëhershëm  nëpër të cilat do të zgjidhen çështjet e hapura në marrëdhëniet e ndërsjella.

Rumen Radev dhe Zoran Zaev e theksuan shenjën  pozitive në marrëdhëniet ndërmjet të dy vendeve, që shefat e shteteve të Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut e arritën me vizitën e tyre të përbashkët në maj në Romë dhe Vatikan, që t’u japin respekt vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi

Në takim është theksuar vullneti i përbashkët për arritje të rezultateve të qëndrueshme në ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, për plotësimin e pritjeve të qytetarëve në të dy vendet.

Partneriteti dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe mundësia për zgjerim të bashkëpunimit në fushën e stërvitjes ushtarake dhe këmbimit të kadetëve ndërmjet dy vendeve,  gjithashtu ishte pjesë e temave për të cilat në Bruksel kanë biseduar Kryeministri Zaev dhe presidenti bullgar Radev.

Në takim, u bisedua edhe vizita e Kryeministrit Zaev në Sofje, e cila është planifikuar të zhvillohet këtë javë.