Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriore siguroi mbështetje për 2204 kompani nga veprimtaria hotelierike – do të paguhet 5,77 milion euro për të mbështetur 11.236 vende pune

Në seancën e sotme të Qeverisë, u miratua një vendim i cili siguroi mbështetje për gjithsej 2204 kompani nga veprimtaria hotelierike, të cilat me vendim të Qeverisë, u mbyllën në periudhën nga 6 prill deri më 27 prill, ose gjithsej 21 ditë .

Kompanitë nga veprimtaria hotelierike me kodet prioritare të veprimtarisë sipas Klasifikimit kombëtar të veprimtarive, 56.10, 56.29, 56.30, kanë mundësinë të aplikojnë për thirrjen e hapur për mbështetje financiare, ku nga gjithsej 2406 aplikime të pranuara, 2204 janë të plotë, ndërsa 202 aplikues nuk janë me kodin e duhur të veprimtarisë, ose kishin regjistruar filiale nën njërën nga kodet e përmendura.

Qarkullimi i përgjithshëm që kompanitë kanë realizuar me këto kode të sipërpërmendura, në vitin 2019 arriti 11,83 miliardë denarë, ndërsa në vitin 2020 qarkullimi ishte 8,5 miliardë denarë. Mbështetja totale e të gjitha kompanive, bazuar në të ardhurat mesatare mujore për vitin 2019 dhe 2020, për të cilat një shumë prej 30% shumëzuar me numrin e ditëve në të cilat këto kompani u mbyllën në prill të këtij viti, është 183.891.911 denarë, ose rreth 3 milionë euro. Gjithashtu, secila kompani merr mbështetje prej 15.200 denarë për secilin të punësuar sipas orëve efektive të punës. Nga aplikimet është konstatuar se bëhet fjalë për 11.236 të punësuar, gjegjësisht sipas kësaj kompanitë do të mbështeten me 170.784.920 denarë ose rreth 2.78 milion euro.

Mbështetja e përgjithshme financiare për të gjitha 2204 ndërmarrjet që i plotësuan kushtet e thirrjes publike është në vlerë prej 354.656.831 denarë ose 5.77 milionë euro.