Thirrje publike për ndarjen e mbështetjes financiare për këndet e lojërave të regjistruara dhe pushimoret private për fëmijë

Institucion: 
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut
Рок на пријавување: 
25.05.2021

Në bazë të Ligjit për Realizimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 dhe setin e 6të masave ekonomike të antikrizës KOVID-19 në 2021, kurse në përputhje me Programin P - Masat për ballafaqimin me krizën KOVID-19, nën-programin P1 - Masat për ballafaqimin me krizën KOVID-19, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm shpall:

THIRRJE PUBLIKE
PËR NDARJEN E MBËSHTETJES FINANCIARE PËR KËNDET E LOJËRAVE TË REGJISTRUARA DHE PUSHIMORET PRIVATE PËR FËMIJË

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpall thirrje për mbështetje financiare për këndet e lojërave të regjistruara dhe pushimoret private për fëmijë në korniza të pakos së gjashtë të masave ekonomike për rimëkëmbjen e ekonomisë maqedonase dhe për tejkalimin e krizës ekonomike KOVID-19.

Thirrja ka për qëllim të sigurojë mbështetje financiare për këndet e lojërave të regjistruara dhe pushimoret private për fëmijë të cilët ishin të mbyllura me Vendim të Qeverisë për ndalesë të plotë për vizitorë-mysafirë.

  1. Lëndë e mbështetjes: Mbështetje financiare për këndet e lojërave të regjistruara dhe pushimoret private për fëmijë të cilët ishin të mbyllura me Vendim të Qeverisë.
     
  2. Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjitha këndet e lojërave të regjistruara dhe pushimoret private për fëmijëqë janë të regjistruara dhe veprimtari prioritare kanë:
    • 93.29 Veprimtari të tjera rekreative dhe të argëtimit të pa përmendura në vendet e tjera
    • 55.20 Pushimore dhe objekte tjera për qëndrim më të shkurtër
       
  3. Shuma e mbështetjes
    Bazë për llogaritjen e mbështetjes merren të ardhurat mesatare mujore të realizuara në vitin 2019. Shuma e mbështetjes llogaritet si  shumë prej 30% e të ardhurave mesatare mujore. Për subjektet që do të parashtrojnë fletëparaqitje në këtë thirrje, të cilat janë regjistruar gjatë vitit 2019, bazë për llogaritjen janë të ardhurat mesatare mujore nga dita e themelimit deri në fund të vitit 2019. Për më tepër, secili subjekt aktiv i regjistruar do të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 15,200 denarë për të punësuar, sipas numrit të orëve efektive të punës, me prerje nga 31.12.2020.
     
  4. Kushtet e veçanta për shfrytëzimin e ndihmës financiare
    Secili subjekt juridik që do të aplikojë dhe të cilit do t'i paguhen mjete nga kjo thirrje, nëse më 31.12.2021 ka numër të zvogëluar të të punësuarve krahasuar me 31.12.2020 atëherë është i detyruar të kthejë 50% të mbështetjes financiare të pranuar në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Secili subjekt juridik që do të aplikojë dhe të cilit do të marrë mjete nga kjo thirrje, nëse më 31.12.2021 e ka ruajtur numrin e njëjtë të të punësuarve si më 31.12.2020 është i detyruar të kthejë 20% të shumës së përgjithshme të mbështetjes financiare në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

    Secili subjekt juridik që do të aplikojë dhe të cilit do t'i paguhen mjete nga kjo thirrje, nëse më 31.12.2021 ka numër të rritur të të punësuarve krahasuar me 31.12.2020 atëherë nuk është i detyruar të kthejë mjete në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
     

  5. Formulari për aplikim
    Subjektet deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut – Sekretariati i Përgjithshëm dorëzojnë FLETËPARAQITJE të formularit i cili është pjesë përbërëse e kësaj thirrjeje.
     
  6. Vlerësimi i fletëparaqitjeve të arritura:
    Komisioni i formuar nga Sekretariati i Përgjithshëm dhe Ministria e Ekonomisë do t’i shqyrtojë kërkesat e parashtruara dhe do të përgatisë raport nga vlerësimi, llogaritja e pagesës në miratim deri te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.  Kërkesat që nuk do t’i përmbajnë të dhënat e nevojshme në përputhje me këtë thirrje publike, do të llogariten jo të plota dhe nuk do të shqyrtohen.
     
  7. Mënyra dhe afati i aplikimit
    Fletëparaqitja dorëzohet në një ekzemplar origjinal të vërtetuar dhe nënshkruar nga ana e personit përgjegjës të subjektit, si dhe deklaratë me të cilën parashtruesi i fletëparaqitjes pranon përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale për saktësinë e të dhënave të përmendura në fletëparaqitjen.

    Në bashkëngjitje të fletëparaqitje duhet të dorëzohet:

    • Kopje e gjendjes aktuale nga regjistrimi në regjistrin e personave të tjerë juridikë për regjistrimin e personit juridik jo më të vjetër se gjashtë muaj; (mund të aplikohet në mënyrë elektronike ose drejtpërdrejtë në Regjistrin Qendror);                                  
    • Kopje e llogarisë përmbyllëse (bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit) për vitin 2020 dhe kopje e llogarisë përmbyllëse (bilanci i gjendjes dhe bilanci i suksesit) për vitin 2019.
    • Vërtetim nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për tatime publike të paguara për vitin 2020 në përputhje me ligjin (mund të shkarkohet në mënyrë elektronike ose drejtpërdrejtë në Drejtorinë e të Ardhurave Publike);
    • Listimi i të punësuarve - rishikimi i regjistrimeve / çregjistrimeve në sigurimin e detyrueshëm shoqëror për subjekt afarist (kërkesa mund të shkarkohet në Agjencinë e Punësimit ose në mënyrë elektronike përmes portalit APRMV);

Fletëparaqitja dorëzohet në zarf të mbyllur nëpërmjet postës në adresën: Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut - Sekretariati i Përgjithshëm, Blvd. "Ilinden" nr. 2, 1000 Shkup ose përmes dorëzimit në arkivat e Qeverisë çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 16:00.

Në pjesën e përparme të zarfit në këndin e sipërm të majtë të shkruaj "MOS E HAP", dhe poshtë tij“Mbështetje financiare për këndet e lojërave të regjistruara“
Kërkesat që nuk do t’i përmbajnë të dhënat e kërkuara të kësaj thirrje publike ose nëse nuk arrijnë në korniza të afatit për parashtrim, do të llogariten jo të plota dhe / ose të jo në kohë dhe nuk do të shqyrtohen.

Afati për parashtrimin e fletëparaqitjeve është më së voni deri më 25 maj të vitit 2021.