Nga mbledhja e 64-të e Qeverisë: Me ndryshime ligjore do të lehtësohet rritja e shumës së regresit për pushim vjetor për mbështetjen e punonjësve në krizën Kovid; Financa shtesë për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave fillore dhe të mesme; Mbështetje fi

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot e miratoi tekstin e Propozim-ligjit për ndryshimin e Ligjit mbi tatimin e fitimit, me të cilin përcaktohen shpenzimet e panjohura, me të cilin krijohet mundësi për rritjen e vlerës së regresit për pushim vjetor që do të trajtohet si shpenzim i njohur për qëllime tatimore, si masë nga pakoja e pestë e masave ekonomike për rivitalizimin e ekonomisë në kushte të Kovid-19.

Në drejtim të njëjtë të lehtësimit të punës së kompanive në kushte të Kovid-19, me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara propozohet që të njihen si shpenzime të njohura  edhe testet e paguara laboratorike për Kovid-19 që i bëjnë kompanitë për të punësuarit e tyre.

Me ndryshimet mundësohet edhe mbulimi i humbjeve pa detyrim që të njëjtat të mbulohen paraprakisht në pajtim me Ligjin për shoqatat tregtare dhe përshkruhet afati për të cilin Drejtoria për të Ardhura Publike është e detyruar të lëshojë pëlqim lidhur me kërkesën për njohje si shpenzim  amortizimit të vlerës së tanishme të mbetur të mjeteve.

Në këtë mbledhje u pranuan ndryshimet dhe plotësimet e Programit për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave fillore për vitin 2021 dhe Programit për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave të mesme për vitin 2021.

Me ndryshimet dhe plotësimet sigurohen 31.400.000.00 denarë shtesë për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave fillore për vitin  2021, si dhe 2.800.000.00 denarë shtesë për ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave të mesme gjatë këtij viti.

Me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes në mbledhje është shqyrtuar informacioni  dhe është miratuar vendimi për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të huaja të armatosura në territorin e RMV-së, për shkak të pjesëmarrjes në stërvitjen “Goditja vendimtare 21”.

Bëhet fjalë për një stërvitje ushtarake që do të mbahet nga 28 prill deri më 30 qershor 2021 dhe e cila është pjesë e stërvitjes së madhe vjetore multinacionale “DefenderEurope – 21” me pjesëmarrje e rreth 1.300 pjesëtarëve të ARMV-së dhe me pjesëmarrje aktive të 500 pjesëtarëve të forcave të armatosura të SHBA-ve, 20 pjesëtarëve të forcave të armatosura të Republikës së Greqisë dhe 20 pjesëtarëve të forcave të armatosura të Republikës së Bullgarisë, me automjete, armatime, pajisje, mjete materialo-teknike dhe fluturake.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për sigurimin e fondeve për blerjen e reagensëve dhe materialit të harxhueshëm laboratorik për nevojat e Institutit të Imunobiologjisë dhe Gjenetikës Humane në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi ”në Shkup në vlerë prej 6.000.000,00 denarë.

Mjetet e aprovuara janë të destinuara për projektin "Profili imunogjenetik i pacientëve me pamje të rëndë klinike të KOVID-19" i cili do të përfshijë analizë për të paktën 100 pacientë me sëmundje të rëndë dhe anëtarëve të familjes së tyre dhe rreth 1000 pacientë me  KOVID-19 të kaluar për të gjetur përgjigjen e  shumë pyetjeve, nga të cilat më e rëndësishmja është arsyeja pse te disa njerëz kalon si e padëmshme, dhe te të tjerët mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë dhe madje fatale.

Qeveria e shqyrtoi  dhe e miratoi  Raportin për realizimin e Programit për mbështetjen e sektorit të hotelerisë në RMV në kuadër të pakove ekonomike për ballafaqim me pasojat e KOVID krizës që u realizua gjatë periudhës nëntor-dhjetor viti 2020 me buxhet prej 60.000.000 denarë.

Sipas informacionit deri më 04.12.2020, në Ministrinë e Ekonomisë përmes platformës www.domasiedoma.gov.mk, kanë arritur 283 aplikacione për grante për restorante të dasmave, prej të cilëve 133 kanë plotësuar kushtet e thirrjes publike dhe ishin shfrytëzuar mjete në vlerë prej 55.740.000 denarë.

Në këtë program u përfshinë edhe këndet për fëmijë me një buxhet të përgjithshëm prej 153,000,000.00 denarë. Në thirrjen publike për mbështetjen e këndeve të argëtimit për fëmijë janë paraqitur gjithsej 119 prej të cilave 81 i kanë përmbushur kushtet dhe janë shfrytëzuar fondet në vlerë prej 13,710,000.00 denarë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin mbi paraqitjen e kandidaturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pranim në anëtarësi të plotfuqishme në Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit - IHRA, dhe e ngarkoi  Ministrinë e Punëve të Jashtme, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, ta zbatojë  procedurën për përgatitjen e aplikimit për pranim në anëtarësi të plotfuqishme në IHRA.