Nga mbledhja e 53-të e Qeverisë: Nëntë nga 10 konsorciume u kualifikuan për fazën e dytë për HEC Çebren; Maqedonia e Veriut hyn në projektet Terminal të gazit natyror Aleksandroulos dhe Centralin e Gazit Aleksandropulos

Në mbledhjen e 53-të, Qeveria e Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga qendrat e hidrocentralit të Crna Reka (HEC Çebren), bashkë me Raportin për evaluimin e realizuar për aplikimet për pjesëmarrje në Fazën 1 – parakualifikim.

Sipas evaluimit të aplikimeve qeveritare, prej 10 kandidatëve, Komisioni për Evaluimpërgatiti listë të kompanive që i plotësojnë kushtet për parakualifikim edhe ato janë: Konsorciumi ENKA -  COLIN – Turqi; Konsorciumi PPC – ARCHIRODON – Greqi; EDF – Francë; Konsorciumi COBRA – COBRA HIDRAULIKA – Spanjë; Konsorciumi EVN AG – VERBUND – Austri; WEBUILD SPA ITALIA (SALINI) – Itali; GEZHOUBA GROUP – Kinë; POWER CONSTRUCTION CORPORATION OF CHINA – Kinë; dhe Konsorciumi OZALTIN - YAPI MERKEZI – Turqi.

Në bazë të këtij evaluimi, Qeveria e ngarkoi Komisionin për realizimin e procedurës për ndarjen e koncesionit për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike nga centralet hidroelektrike të Crna Reka në afat prej shtatë ditësh t’i informojë të gjithë nëntë konsorciumet të cilët e kaluan këtë fazë të parakualifikimit, që u është miratuar e njëjta dhe ta vazhdojnë procedurën për fazën e dytë.

Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe  e miratoi nevojën për nënshkrimin e memorandumit për realizimin e projekteve Terminal i gazit natyror të rrjedhshëm Aleksandropulos dhe Centrali i gazit Aleksandropulos, gjegjësisht për investim nga ana e Maqedonisë së Veriut në këto projekte ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për Memorandumin për bashkëpunim mes “NER SHA” Shkup dhe “Kopellozu Grup” dhe Memorandum për bashkëpunim mes “SHA EMV” dhe “Gastrejd S.A.” për blerjen e kapacitetit nga LNG Terminali, si dhe Memorandum për bashkëpunim mes “SHA EMV” dhe “DAMKO ENERXHI S.A.”, për marrjen e  25% të aksioneve në Aleksandropolis Electrisiti Produkshn S.A.

Për aktivitetet e ardhshme për realizimin e këtyre projekteve janë ngarkuar “NER SHA” Shkup dhe “SHA EMV” rregullisht ta informojnë Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për dorëzim të përgjigjes strategjike IPA III dhe dokumentet aksionare për vitin 2021 deri te Komisioni Evropian. 

Dokumentet aksionare të miratuara për vitin 2021, pas vlerësimit të kryer të rëndësisë, janë me vlerë të tërësishme të investimeve prej 130.996.000 euro prej të cilave IPA financimi është në vlerë prej 103.400.000, ndërsa bashkëfinancimi kombëtar në vlerë prej 27.566.000 euro,

Me konkluzë pas kësaj pike Qeveria i detyroi Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, kabinetin e zëvendëskryetarit të Qeverisë të obliguar për çështje ekonomike dhe koordinim të politikave ekonomike, si institucione koordinatore të dokumenteve aksionare për vitin 2021, për planifikim në kohë të mjeteve financiare për bashkëfinancim nacional në tre vitet nga buxheti nacional, duke filluar me buxhetin nga viti 2022.

Në mbledhje u miratua Informacioni për formim të Grupit të punës me përfaqësues të shumë ministrive për bashkëpunim ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për detektim, planifikim dhe shqyrtim të të gjitha mundësive për bashkëpunim dhe investime ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. 

Në këtë mbledhje, sipas rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, Qeveria dha pëlqim për Protokollin për organizim dhe kryerje të garave të nxënësve në lëndë të ndryshme, në nivel komunal, rajonal dhe shtetëror në arsimin fillor në kushte të pandemisë dhe për Protokollin për organizim dhe realizim të garave në shkollat e mesme në kushte të pandemisë nga COVID-19.