Takim i Kryeministrit Zaev me udhëheqësinë e grupacionit industrial italian “Vitilo”: Vijon investim i ri prej 10 milionë euro

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Jovan Despotovski, drejtor i Drejtorisë DZZHTI, u takua me udhëheqësin e grupacionit industrial italian “Vitilo”, pronarin dhe menaxherin Antonio Vitilo dhe Çirijako Lo Konte, drejtor i “Vitek Makedonija”.

Në takim u publikua se investitori i huaj, i cili është prezent në vendinm tonë që nga viti 2011, ka vendosur të investojë 10 milionë euro të tjera në vend, në kuadër të fazës së tretë nga investimi i planifikuar, që është gati rritje 100% nga investimet e deritanishme prej mbi 11 milionë euro, të realizuara në fazën e parë dhe të dytë.

Në takim, investitorët u shprehën të kënaqur për punën e tyre në vendin tonë dhe u njoftua se ekzistojnë kërkesa në treg për prodhimet dhe veprimtarinë e tyre.

Përfaqësuesit e grupacionit italian “Vitilo”, të njohur në industrinë e automobilave, siç u njoftua, do të investojë në ndërtim dhe m[ makina të reja për nevojat e industrisë së automobilave dhe industrive të tjera, ndërsa prodhimi nga vendi ynë është dedikuar për tërë Evropën, Gjiret Detare dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është planifikuar që të rriten vendet e punës me një të tretën e numrit ekzistues të të punësuarve, të cilët, sipas informacioneve të kumtuara, marrin paga mbi mesataren në vend dhe të cilëve, vitin e kaluar, gjatë pandemisë, u janë rritur pagat për 16%.

Kryeministri Zaev e mirëpriti investimin e ri, për të cilin shprehu pritshmëri për nënshkrim të shpejtë dhe zyrtar të Marrëveshjes për investimin.

“Ne jemi fuqishëm të fokusuar drejt hapjes së vendeve të reja të punës, rritje të ekonomisë. U treguam si vend mik në rajon, i cili gjeneron politika të miqësisë dhe besojmë se kjo ndikon në interesin për investim këtu. Na gëzon vendimi juaj për investimin e ri në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ju shikoni mik të mirë dhe mundësi për bashkëpunim në nivel parimor”, tha Kryeministri Zaev.

Në takim, drejtori Despotovski prezantoi detaje për investimin e ri, si dhe bisedimet mbi mbështetjen e shtetit për realizimin e tij. Siç u theksua, ky investim është pjesë e qasjes së re në punën e Drejtorisë për DZZHTI me analiza, por edhe afate dukshëm më të shkurtra për përgatitjen dhe lidhjen e marrëveshjeve. Kryeministri Zaev dhe përfaqësuesit e kompanisë italiane ranë dakord se kjo qasje do të nënkuptojë cilësi të re, siguri më të madhe dhe kështu më shumë investime të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut.