Zaev: Në një veprim të koordinuar Sasho Mijalkov nuk kishte zgjidhje tjetër dhe bëri atë që ishte një mundësi e pashmangshme që ai të paraqitet dhe të merrte vendimin e tij për paraburgim

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski dhe Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën ai njoftoi detajet e veprimit pas të cilit i dyshuari në çështja "Target-Fortesa", Sasho Mijalkov, u detyrua të shkojë në Prokurorinë e Krimit të Organizuar për të ngritur vendimin për paraburgim.

Në vazhdim, ne ju përcjellim deklaratën e Kryeministrit Zaev  në tërsi:

Të nderuar qytetarë,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Drejtësia është siguruar dhe do të ketë gjithnjë e më shpesh! Dhe kjo do të jetë përgjigjja e institucioneve sa herë që dikush dëshiron të luajë me drejtësinë.

Në 40 orët e kaluara instiucionet e Qeverisë të udhëhequra nga unë në kordinim me organet gjyqësore kemi ndërrmarë aksion. Janë ndërrmarë të gjitha masat e zakonshme dhe të jashtëzakonshme 

Me aksionin kam koordinuar unë dhe mund të them që Sasho Mijallkov nuk kishte zgjidhje tjetër dhe e bëri atë që që kishte opsion të pashmangshëm.Ai u paraqit në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe kështu iu sigurua paraburgimi.

Mobilizimi dhe koordinimi i shpejtë midis të gjitha institucioneve me të gjitha aktivitetet dhanë rezultate dhe eliminuan të gjitha mundësitë që ai të largohej nga vendi.

Unë do të doja të theksoja se ministritë dhe agjencitë kompetente, gjykata dhe prokuroria publike gjithashtu kontribuan në këtë sukses të dukshëm. Si rezultat, rreziqet e reja të mundshme u shmangën. Dhe  patëm sukses në atë. Falënderoj të gjitha institucionet dhe të gjithë përfaqësuesit e atyre institucioneve.

Sigurisht, Prokuroria dhe Gjykata, raportimi i tij në Prokurori nuk duhet të konsiderohet si rrethanë lehtësuese, as për këtë, as për ndonjë çështje tjetër.

Sepse nuk duhet harruar që Mijalkov fillimisht u arratis, gjegjësisht  ai nuk ishte në dispozicion të gjyqësorit dhe policisë.

Gjithashtu mbetet angazhimi dhe vendosmëria dhe kërkesa jonë për të hetuar lëshimet për shkak të të cilave ndodhi arratisja, për të cilat natyrisht do të ketë përgjegjësi.

Të dashur qytetarë, unë, Zoran Zaev, ju shikoj në sy dhe ju dëshmoj - nuk ka  kompromise për drejtësi dhe nuk do të ketë, nëse keni gabuar do të përgjigjeni!