Kryeministri Zaev dhe resorët ekonomikë në Probishtip: “Bulmak 2016” është tregim i suksesshëm ekonomik me rritje të prodhimeve, pagave dhe numrit të të punësuarve

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomik dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bashkë me kryetarin e Komunës së Probishtipit, Dragan Anastasov, në Probishtip, i cili si rajon është tradicionalisht i minierave, e vizituan kompaninë e kësaj veprimtarie “Bulmak 2016”.

Kryeministri Zaev e përshëndeti punën dhe angazhimet e menaxhmentit të pronarëve në kompaninë “Bulmak 2016” të cilët, siç tha patën besim dhe strategji të qartë biznesi –nga miniera “Zletovë” në Probishtip dhe nga kompania në falimenti, për afat të shkurt kohor të zhvillojnë tregim të vërtetë ekonomik.

“Miniera “Zletovë” që ka domethënie thelbësore për qytetin Probishtip dhe rrethinën, është vend ku janë të punësuar 454 inxhinierë dhe minator, gjë që i dha forcë këtij qyteti të përparojë.

Nga ajo që arrita ta shoh, si kronologji, mundem vetëm me fjalë lëvduese të vlerësoj se kompania “Bulmak 2016” me të vërtetë punon dhe funksionon në vazhdimësi. Në mënyrë plotësuese, edhe gjatë kohës së krizës dhe pandemisë me Covid-19, ata janë numëruar në 30 kompanitë më të suksesshme maqedonase, të cilat për momentin në dy minierat – “Zletovë” dhe “Toranica” punësojnë rreth 800 persona. “Bulmak 2016” është mes kompanive të rralla që në kushte të pandemisë me Covid e rriti numrin e të punësuarve, e rriti prodhimin, por ajo që është edhe më me rëndësi është se jo vetëm që e mbajti nivelin e pagave por i rriti pagat e të punësuarve në raport me vitin 2019. Saktësisht në vitin 2018 numri i të punësuarve ka qenë 749, në vitin 2019 ka qenë 782, ndërsa në 2020  - 796 të punësuar.  Sipas informacioneve nga menaxhmenti, paga neto në kompani në vitin 2020 është 709 euro, krahasuar me para dy viteve kur ka qenë 573 euro. Prandaj jam sot këtu bashkë me resorët ekonomikë të Qeverisë, me profesor dr. Nikollaj V’llkanov dhe menaxhmentin e kompanisë “Bulmak 2016”, me qëllim që të mbështesim dhe t’i inkurajojmë që në qëllimet e tyre të punës për avancim të minierave që me lëndë të para themelore për prodhim e furnizon industrinë, ndërtimtarinë, si dhe degë të tjera ekonomike”, deklaroi Zaev dhe shtoi se pret që angazhimet për zhvillimin e punës të vazhdojnë, ndërsa trendi i rritjes dhe zhvillimit të jetë prezent edhe në të ardhmen sepse vetëm me hapa të tilla do të kontribuojnë për zhvillim të qëndrueshëm të qytetit dhe komunës Probishtip.

Kryeministri Zaev përmendi se politika duhet të krijojë kushte për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht me fqinjët tanë të parë me të cilët kemi potencial që të njëjtën ta rrisim dhe ta intensifikojmë.

“Ky është edhe qëllimi ynë qeveritar, ndërtojmë ura të miqësisë që shpien drejt prosperitetit. “Bulmak 2016” është shembull për bashkëpunimin investues që duhet të ndiqet. Bullgaria fqinje është mes dhjetë partnerëve tanë më të mëdhenj tregtar, siç janë edhe Greqia fqinje dhe Serbia. Republika e Bullgarisë është partneri jonë i gjashtë më i madh dhe në vitin 2020 kemi shkëmbim total në vlerë prej 581 milionë euro. Të njëjtën kemi potencial ta rrisim nëse punojmë në avancimin e interesave ekonomike të të dyja vendeve”, deklaroi Zaev.

Kryetari i Bordit të drejtorëve të kompanisë Ministroj Nikolaj V’lkanov nga Republika e Bullgarisë theksoi se me investimin e mbi 20 milionë eurove për modernizimin dhe avancimin e kushteve në të dyja minierat për plumb dhe zink, u mundësua prodhimi i mbi 2500 tonë koncentrat në muaj.

“Jam shumë krenar që jam këtu me Kryeministrin Zaev, saktë para pesë viteve në mars të vitit 2016 filluam krijimin e minierës në “Zletovë” dhe “Toranica”. I falënderohem shumë Kryeministrit Zaev, punojmë shumë mirë edhe me ministrat e ekonomisë dhe ekologjisë, si dhe me kryetarët e komunës së Probishtipit dhe komunës së Kriva Pallankës.

Për pesë vite arritëm shumë, u mundësua prodhimi i mbi 2500 tonë koncentrat në muaj, siç tha dhe Kryeministri 800 të punësuar me paga të larta në kushte pandemia. Dëshira ime është që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e barabartë e Bashkimit Evropian, për të cilën Bullgaria do të ndihmojë shumë dhe unë personalisht”, theksoi V’llkanov.