Zaev dhe Shahpaska: 9 kopshte të reja janë hapur dhe deri në fund të vitit 13 të tjerë do të hapen me një kapacitet total prej 1,384 fëmijëve

Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga Ministrija r Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska dhe Kryetari i Komunës së Bosilovës Zoran Zimbakov, sot gjatë vizitës së tyre në Bosilovë hapën kopshtin e fëmijëve "Buzëqeshje të lumtura".

Komuna e Bosilovës mori kopshtin e parë për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve deri në moshën 6 vjeçare. Kopshti mbanë një emër të fortë simbolik "Buzëqeshje të lumtura" dhe në të do të ambientohen 55 fëmijë sipas standardeve më të përshtatshme për kryerjen e këtij aktiviteti.

Kopshti "Buzëqeshjet e lumtura" është ndërtuar dhe pajisur me mjete të siguruara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në vlerë prej 14,8 milion denarë, dhe fondet e Komunës së Bosilovës në vlerë prej 750,558 denarë.

“Me ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës cilësore për arsimin parashkollor, ne forcojmë aftësitë profesionale të stafit në kopshte, i cili ka një detyrë të përgjegjshme në procesin e ndërtimit të personalitetit të brezave tanë të ardhshëm. Nga fillimi i mandatit të kësaj Qeverie deri më sot, janë hapur 8 kopshte me një kapacitet total prej 551 fëmijëve, dhe deri në fund të vitit 2021, është planifikuar të hapen edhe 13 kopshte me një kapacitet total prej 1,384 fëmijë," theksoi Zaev.

"Sot, ne shënojmë Ditën Botërore të Drejtësisë Sociale me një ngjarje të bukur, ne hapim kopshtin e parë në Komunën e Bosilovës. Lartë në agjendën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale është kujdesi për më të rinjtë, fëmijët," tha Ministrja Shahpaska.

Ajo theksoi se që nga fillimi i këtij mandati, kopshti i fëmijëve në Bosilovë është kopshti i nëntë i hapur me një kapacitet total prej 606 fëmijëve. Deri në fund të vitit, si Ministri e Punës dhe Politikës Sociale, së bashku me Qeverinë e Maqedonisë Veriore, ne do të hapim edhe 13 kopshte, të cilat do të kujdesen për 1,400 fëmijë të moshës parashkollore," tha Shahpaska.

Kryetari i Komunës Zimbakov theksoi se ky objekt është një projekt kapital i cili ka një rëndësi të madhe për Komunën e Bosilovës, dhe ndërtimi i tij përmbushi premtimin e qytetarëve, të realizuar me ndihmën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sot jemi të impresionuar nga shumëllojshmëria e mundësive që ajo ofron për çdo fëmijë. Mundësi për edukim të mirë, miqësi, mësim, për zhvillimin e ndjeshmërisë, por edhe për përgjegjësinë shoqërore midis më të rinjve, midis atyre për të cilët ne po ndërtojmë një të ardhme më të mirë," shtoi Zimbakov.