Nga mbledhja e 43-të e Qeverisë: U miratua Strategjia për duhan 2021-2027; Fillon procedura për mbështetje financiare të sistemeve rajonale për menaxhim me mbeturinat;

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen saj  të rregullt të 43-të e shqyrtoi dhe miratoi Strategjinë për prodhimin e duhanit për periudhën e vitit 2021-2027, me plan të veprimit.

Ndër qëllimet e strategjisë shtatë-vjeçare për prodhimin e duhanit, si të veçanta janë ndarë : ndihma shtetërore për ekonomitë bujqësore që merren me prodhimin e duhanit; mbështetje për të ardhurat për ekonomitë bujqësore; politikat për zhvillim të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm në rajonet prodhuese të duhanit; dhe mbështetje për formimin e organizatave të prodhuesve.

Në këtë mbledhje Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin për mjetet e nevojshme për vendosjen e sistemit rajonal për menaxhim me mbeturinat në rajonin Juglindor, të Vardarit, rajonin e Pellagonisë, Jugperëndimor dhe të Pollogut dhe e detyroi Ministrinë e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që të fillojnë procedurë për sigurimin e borxhit nga organizata ndërkombëtare financiare për vendosjen e sistemeve rajonale për menaxhim me mbeturina në këto rajone.

Në këtë mbledhje, Qeveria e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin mbi gjendjen e Hidrosistemit "Liqeni i Dojranit", përfshirë informacionin mbi mundësinë e transferimit të hidrosistemit të transferohet në menaxhim të institucionit i cili mund ta menaxhojë atë në një mënyrë  teknikisht dhe ekonomikisht të qëndrueshme.

Me konkluzë të Qeverisë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është detyruar, në bashkëpunim me NP  Sistemet e Kolektorëve Shkup, të përgatisin një rekapitular të shpenzimeve kapitale dhe operative për rehabilitimin dhe funksionimin e Hidrosistemit "Liqeni i Dojranit" dhe ta parashtrojnë atë në Qeverinë e RMV-së deri në fund të muajit shkurt të vitit 2021, për të përcaktuar hapat e nevojshme për riparimin e Hidrosistemit  "Liqeni i Dojranit".

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin mbi aktivitetet e ndërmarra për përdorim të rregullt të Sistemit për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore për parandalimin dhe represionin e korrupsionit dhe larjen e parave dhe obligoi Ministrinë e Punëve të  Brendshme - Byronë për Siguri Publike, Ministrinë e Financave - Drejtorinë e Policisë Financiare, Ministrinë e Financave - Administratën Doganore, Ministrinë e Financave - Zyrën e të Ardhurave Publike dhe Ministrinë e Financave - Drejtorinë për Zbulim Financiar, jo më vonë se deri më 1 mars 2021, në ueb-aplikacionin "Sistemi i mbledhjes dhe përpunimi të të dhënave statistikore për parandalimin dhe represionin e korrupsionit dhe larjes së parave ",  ti vendosin ose azhurnojnë të dhënat e vendosura për të gjitha kallëzimet penale ose raportet për rastet e korrupsionit dhe larje së parave të paraqitura në zyrat e Prokurorisë Publike në periudhën janar 2019 - dhjetor 2020, për pasqyrë të tërësishme në të dhënat statistikore për parandalimin dhe represionin e korrupsionit dhe shpërlarjes së parave.
 

Në këtë mbledhje , Qeveria miratoi vendim për dhënien e pëlqimit për Programin e punës të Agjencisë së Energjetikës të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021, të miratuar nga Këshilli menaxhusi i Agjencisë, sipas të cilit këtë vit ky organ do të mbështesë zbatimin e politikës energjetike të Qeverisë duke marrë pjesë në përgatitjen e strategjive energjetike, planeve dhe programeve zhvillimore për nxitjen e efikasitetit energjetik dhe për krijimin e kushteve për përdorimin më të madh të burimeve të ripërtërishme të energjisë.