Kryeministri Zaev u takua me përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së Sahakjan: Forcohet partneritetin me UNDP për të përmirësuar sfidat e zhvillimit global dhe nacional

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaev sot realizoi takim me përfaqësuesen e përhershme të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), Narine Sahakjan, me të cilën bashkarisht e vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm si të suksesshëm dhe këmbyen mendime për aktivitetet rrjedhëse dhe realizimin e ndryshimeve transformuese në krijimin e politikave publike.

Në takim, u bisedua për aktivitetet rrjedhëse dhe të ardhshme të UNDP-së, me fokus në sfidat kryesore të zhvillimit lokal dhe Projektit "Ndërtimi i Kapaciteteve Komunale për zbatimin e Projektit" i zbatuar nga UNDP për të financuar përgatitjen e dokumentacionit teknik në sfera si projektet hidroteknike, sisteme për distribuim të gazit, objekteve publike, biznesit dhe industriale dhe projekte të tjera infrastrukturore.

U diskutua dhe u potencua mbështetja nga UNDP në përpunimin e Strategjisë nacionale për zhvillim të vendit, me ç’rast u konstatua se vazhdon implementimi i Kornizës për bashkëpunim të zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në drejtim të arritjes së qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe Agjendës 2030 të KB-së.

Mbështetja dhe bashkëpunimi i UNDP në përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e vendit u diskutua dhe u theksua dhe u konkludua se angazhimi dhe zbatimi i dokumentit: "Korniza për bashkëpunim për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara" për periudha 2021-2025, vazhdon si një kornizë programore strategjike për veprimtaritë e Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, në mënyrë që të arrihen Qëllimet e qhvillimit të qëndrueshëm dhe Agjenda 2030 e Kombeve të Bashkuara.

U përshëndet bashkëpunimi i ndërsjelltë dhe transparenca e Qeverisë për avancimin e bashkëpunimit, posaçërisht në projekte për zhvillim më të shpejtë dhe të qëndrueshëm të ekonomisë, si dhe investim të projekteve kapitale të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve në komuna.

Në takim është bërë fjalë edhe për fillimin me punë të laboratorit për akceleracion nga fundi i muajit të ardhshëm tw  Laboratori  për përshpejtim që është themeluar nga Zyra e UNDP-së me qëllim të inkuadrimit në rrjetin më të shpejtë dhe më të madh botëror për mësim për sfidat dhe qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Me anëtarësimin në rrjetin prej 9-0 laboratoreve, që përfshijnë 114 vende, Maqedonia e Veriut do të ketë qasje në të gjitha informatat e UNDP-së në sigurimin e zgjidhjeve për arritje të qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm deri në vitin 2030.