Nga mbledhja e 41-të e Qeverisë: U miratua Plani nacional për vaksinimin kundër KOVID – 19; U miratua Programi i reformave ekonomike 2021 – 2023; U aprovua Programi vjetor i NPRRSH-së sivjet në pjesën e investimeve është më e lartë për 4 miliardë denarë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme të rregullt të 41-të e shqyrtoi dhe e miratoi Planin Nacional për vaksinim kundër Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut  dhe e angazhoi Ministrin e Shëndetësisë dhe institucionet tjera kompetente të zbatojnë dhe të dorëzojnë raporte të rregullta mujore për avancimin e realizuar. 
Vaksinimi në shtet do të zbatohet në tri faza në të cilën janë të përfshirë kategori të ndryshme të qytetarëve. Fazat do të jenë në përputhje me sasitë e para të vaksinave të qasshme dhe grupet e rrezikuara që kanë prioritet për vaksinim. Prioritet kanë tre grupe kryesore, me qëllim që të sigurohet funksionim i sistemit shëndetësor, të mbrohen personat me rrezik më të madh nga sëmundja, komplikime dhe vdekja dhe të mbahen shërbimet bazë të infrastrukturës kritike. 
Për realizimin e vaksinimit do të shfrytëzohet  infrastruktura shëndetësore ekzistuese dhe kuadri profesional i cili deri sot i ka realizuar vaksinimet në shtet. Organizimi i sistemit do të përshtatet sipas kushteve dhe në momentin kur do të ketë një numër më të madh të vaksinave, vaksinimi do të zbatohet me një përfshirje më të gjerë me mundësi për përfshirje të më shumë ekipeve për vaksinimit dhe hapje të qendrave për vaksinim.
Plani nacional gjithashtu përfshin mbështetje të sigurt logjistike për pranimin, deponimin dhe shpërndarjen e vaksinave në qendrat e vaksinimit ku do të bëhet vaksinimi.
Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi Programin për reformat ekonomike 2021 - 2023, i cili si një detyrim është dhe pjesë e reformave në përputhje me procesin e integrimit evropian, kurse ministri i Financave është i detyruar ta dorëzojë atë në Komisionin Evropian deri më 31 janar 2021.

Programi i reformës ekonomike përmban projeksione makroekonomike, një plan buxhetor për tre vitet e ardhshme, 15 deri në 20 reforma strukturore që ndikojnë më shumë në rritjen ekonomike siç janë reforma e tregut të energjisë dhe të transportit, zhvillimi i sektorit bujqësor, përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe zvogëlimi i ekonomisë gri, mbështetja për kërkimin, zhvillimin dhe transformimin digjital, lidhje ekonomike rajonale, arsim dhe shkathtësi, mbrojtje dhe gjithëpërfshirje si dhe mbrojtje shëndetësore.

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, u miratuan vendime shtesë për miratimin e fondeve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2021 në vlerë prej 40,000,000 denarë për komunën e Dojranit, për të zgjidhur problemin me gjendjen e liqenit të Dojranit dhe 40,000,000 denarë për komunën e Resnjës për të zgjidhur problemin me gjendjen e liqenit të Prespës.

Anëtarët  e Qeverisë në mbledhjen e sotme aprovuan Programin vjetor për ndërtimin, rindërtimin, rehabilitimin, mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve shtetërore për vitin 2021 të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH), e cila për sa i përket pjesës së investimeve këtë vit ka një buxhet më të lartë për 4,000,000,000 denarë në krahasim me vitin e kaluar.
Në këtë mbledhje, Qeveria përcaktoi tekstin e Propozim-Ligjit për ndryshim dhe plotësim të  Ligjit për rezervat e detyrueshme të naftës, me të cilin  ndër të tjera, harmonizohet me legjislacionin e Bashkimit Evropian në mënyrë që të sigurojë mekanizmat dhe kushtet për ruajtjen e një niveli të lartë të sigurisë dhe stabilitetin në furnizimin me naftë dhe derivatet e naftës në vend dhe në BE, përmes mekanizmave të sigurt dhe transparent të bazuar në solidaritetin midis vendeve anëtare.
Përveç harmonizimit me direktivën evropiane, ndryshimet e propozuara harmonizohen edhe me legjislacionin vendas si kusht i domosdoshëm për zbatimin efikas dhe të pandërprerë të rregulloreve në praktikë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi sot Informacionin mbi realizimin e masave të Planit të veprimit për hekurudhën nga Marrëveshja për themelimin e komunitetit të transportit që doli nga Këshilli i tretë ministror i komunitetit të transportit, ku Ministrat e Transportit të Ballkanit Perëndimor i miratuan planet e veprimit me të cilën përshpejtohen reformat në tregun hekurudhor në nivel rajonal.
Plani i veprimit për hekurudhat përbëhet nga gjashtë aktivitete dhe gjithsej 22 masa që kanë të bëjnë me hapjen e tregut hekurudhor, të drejtat e pasagjerëve, menaxhimin, ndërveprimin, përmirësimin e operacioneve në kalimet kufitare dhe modernizimin e infrastrukturës së rrjetit hekurudhor.

Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nevojat e grupit punues operativ në procesin e Kodifikimit e së drejtës dhe rendit juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili duhet t'i qaset harmonizimit të rregulloreve ligjore që janë pjesë e rendit juridik të vendit që synon të shprehë stabilitetin dhe pandryshueshmërinë relative të normave që rregullojnë marrëdhëniet e së drejtës civile, ndërgjegjshmërinë dhe ndershmërinë, drejtësinë, ndalimin e abuzimit të të drejtave subjektive, barazinë, autonominë duke forcuar parimet e sigurisë juridike.
Në mbledhjen e sotme Qeveria  i pranoi propozim vendimet e Komisionit qeveritarë për emërime dhe i miratoi këto vendime:
 
1. Aleksandar Cuculovskin ta tërheq nga kryerja e detyrës anëtarë i Bordit të drejtorëve të Shoqërisë Aksionare për Ndërtimin dhe Ekonomizim me Hapësirat Banesore dhe me Hapësira Afariste që janë me rëndësi për Republikën.
2. Muhamed Lamallarin ta emëroj për anëtarë të Bordit të drejtorëve të Shoqërisë Aksionare për Ndërtimin dhe Ekonomizim me Hapësirat Banesore dhe me Hapësira Afariste që janë me rëndësi për Republikën.

3. Qeveria e Republikës së Maqedonisë  së Veriut përfundoi që t'i rekomandojë Bordit mbikëqyrës të Shoqërisë Aksionare për Trafik Postar "Posta e Maqedonisë së Veriut" në pronësi të shtetit - Shkup që të shkarkojë anëtarin e Bordit Drejtues të Shoqërisë Aksionare për Trafik Postar "Posta e Maqedonisë së Veriut" në pronësi të shtetit - Shkupi Dragi Cvetkovskin dhe për anëtar të ri ta emëroj Nuredin Fetain si  anëtar të ri të Bordit Drejtues.
4. Në përputhje me nenin 49 paragrafi 4 të Ligjit për Bankën Kombëtare ("Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë" nr. 158/2010, 123/2012, 43/2014, 153/2015, 6/2016 dhe 83/2018 ), Qeveria e Republikës së Maqedonisë së  Veriut arriti në përfundimin t'i propozojë Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarët jo ekzekutivë të Këshillit të Bankës Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me një mandat prej shtatë vjetësh t’i emërojë:
- Borçe Trenovskin
- Nikolla Popovskin dhe
- Marjan Petreskin

5. Isni Jakupin ta emëroj si drejtor të Drejtorisë së Ekonomisë Ujore, një organ brenda Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
6. Tatijana Lalçevskan ta emëroj për drejtoreshë të Gazetës Zyrtare të Republikës së Maqedonisë Veriore.
7. Natasha Jankovskan ta shkarkojë  nga detyra e anëtarit të Këshillit për arsim dhe aftësim profesional, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, me kërkesën e saj.
8. Snezana Kostovska Frçkovskan ta emërojë si anëtare të Këshillit për arsim dhe aftësim profesional, përfaqësues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
9. Për anëtarë të Bordit të Shkollës - përfaqësues të themeluesit të Shkollës së Mesme Shtetërore - Qendra Rajonale për arsim dhe aftësim profesional "Mosha Pijade" Tetovë, t’i emërojë:
- Arben Nesimin
- Goran Saveskin dhe
- Dushko Koçeskin
10. Nga detyra e anëtarëve të Bordit të Shkollës - përfaqësues të themeluesit të Shkollës Shtetërore për Rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar "Dimitar Vllahov" - Shkup, t’i shkarkojë Sllavce Ivçevskin dhe Elena Stefanovskan, dhe për anëtarë t’i emërojë:
- Elena Stefanovskan
- Simona Jovevskan dhe
- Natali Papakoçin

11. Qeveria përfundoi që Sllavço Gjorgioskit, Vlatko Jovanovskit dhe Kristijan Taleskit tu vërtetoj ndërprerjen e mandatit të tyre si anëtarë të Bordit Drejtues - përfaqësues të themeluesit të ISHP  Shtëpia e shëndetit - Prilep.
12. Qeveria e Maqedonisë së Veriut përfundoi që Mile Vellkoskit, Nikolina Nedeskas dhe Kire Severkoskit tu vërtetoj ndërprerjen e mandatit të tyre si anëtarë të Bordit Drejtues - përfaqësues të themeluesit të ISHP Spitali i përgjithshëm - Prilep.
13. Mile Vellkovskin, Kristijan Taleskin dhe Nikolina Nedeskan t’i emërojë si anëtarë të Bordit Drejtues - përfaqësues të themeluesit të ISHP-së Spitali i përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar Prilep.
14. Qeveria u informua për dorëheqjen e Daniell Dimevskit nga pozita e Kryetarit të Komisionit për vlerësimin e propozim – listës së kuponëve sportivë dhe në bazë të nenit 14-g paragrafi 9 të Ligjit për sport, organi i administratës shtetërore përgjegjëse për çështjet nga fusha e sportit për krijimin e një Komisioni qendror për vlerësimin e propozim listës, për një periudhë katër vjeçare (Agjencia për Rini dhe Sport), Qeveria propozoi: për kryetar Ognen Stojanovskin dhe për anëtarë: Gjorgji Tasevin, Natasha Smilevskan, Nijazi Elmazovin, Drilon Lleshin, Ivan Minoskin dhe Bejtulla Eminin.

15. Ta shkarkojë Ivana Kostovskan, nga detyra anëtare e Bordit Drejtues - përfaqësues i themeluesit të ISHP-së Qendra Shëndetësore "Dr. Ivan Georgiev" - Pehçevë me kërkesë të saj dhe emërojë Petar Cvetkovskin si anëtar të Bordit Drejtues.

16. Ta shkarkojë Slave Jordanovin nga detyra anëtar i Bordit Drejtues -  përfaqësues i themeluesit të ISHP Qendra e Shëndetit Publik - Veles me kërkesë të tij dhe të emërojë Marjan Gaberovin si anëtar të Bordit Drejtues.

17. Ta shkarkojë Jane Andovskin nga detyra anëtar i Bordit Drejtues të Institucionit Publik Qendra e Punës Sociale Probishtip – punonjës profesionist nga Qendra e Punëve Sociale,me kërkesë të tij për shkak të ekzistimit të konfliktit të interesit dhe si anëtar i Bordit Drejtues ta emërojë Snezhana Petrushevën.
18. Ta shkarkojë Aleksandar Kostadinovin nga detyra anëtar i  Organit Mbikëqyrës të Institucionit Publik Qendra e Punëve Sociale Vinicë me kërkesë të tij për shkak të ekzistencës të konfliktit të interesit dhe si anëtare e Organit Mbikëqyrës ta emërojë Lenka Pavllovën.

19. Ta shkarkojë Arjan Dacin nga detyra anëtar i  Bordit Drejtues - përfaqësues i themeluesit të Klinikës Universitare ISHP për Kirurgji të fytyrës, nofullës dhe qafës - kirurgji maksilofaciale - "Akademik Ilija Vaskov" për shkak të ekzistimit të konfliktit të interesit dhe të emërojë Shk;lqim Selimin anëtar të Bordit Drejtues.

20. Ta shkarkojë Shkodrane Dardhishtën nga pozicioni i ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institucionit të Shëndetit Publik në fushën e shëndetësisë për nevojat e ISHP Klinikat Universitare Instituti dhe Qendra Emergjente Shkup për shkak të ekzistimit të konfliktit të interesit.
21. Të emërojë Amar Dautin  si ushtrues të detyrës së Drejtorit të ISHP-së në fushën e shëndetësisë për nevojat e ISHP Klinikat Universitare, Instituti dhe Qendra Emergjente Shkup.
22. Ta shkarkojë Lupço Pavlovskin nga detyra anëtar i  Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit me kërkesë të tij.
23. Të emërojë Stojançe Manevin  si anëtar të Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit.

24. Të shkarkojë Daut Hajrullahun nga detyra anëtar i Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit.
25. Të emërojë Ilir Selmanin si anëtar i Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike për Rrugët e Shtetit.

26. Ta shkarkojë Biljana Simonova - Tasevën nga detyra anëtare e Bordit Drejtues të NP për Mirëmbajtjen dhe Mbrojtjen e Autostradave dhe Rrugëve Regjionale - Shkup c.o. me kërkesë të saj për shkak të ekzistimit të  konfliktit të interesit dhe
27. Të emërojë: Aleksandar Jakovlevskin si Avokat të Shtetit në Avokaturën e Shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për rajonin e Velesit.