Kryeministri Zaev: Regjistrimi i popullsisë është proces i patjetërsueshëm për shtetin për krijimin e politikave zhvillimore ekonomike afatgjate

“Mbetemi tërësisht të përkushtuar në zbatimin e suksesshëm të regjistrimit të popullsisë, afirmimit të tij në pjesën e implementimit dhe mbështetjen e vetë regjistrimit të popullsisë. Kjo mbështetje vjen nga të gjithë partnerët dhe përfaqësuesit në Kuvend, Qeveri dhe në institucione.

Jam i bindur se do të kemi operacion statistikor i cili do t’i evidentojë dhe do t’i tregojë të dhënat e sakta dhe relevante, të cilat do të na ndihmojnë në krijimin e politikave ekonomike, planeve të zhvillimit të ekuilibruar rajonal, politikave kompetente në arsim, kulturë, mbrojtje shëndetësore. Të dhënat nga regjistrimi i popullsisë janë të dhëna statistikore që u nevojiten institucioneve shtetërore, pushtetit ekzekutiv, parlamentar, lokal dhe gjyqësor, si dhe të gjithë aktorëve në shoqëri”, theksoi Kryeministri Zaev në konferencën për shtyp, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarit.

Kryeministri apeloi që të jemi pozitiv ndaj regjistrimit të popullsisë i cili mungoi tashmë 19 vite, ndërsa zbatimi i tij me sukses është obligim i të gjithë qytetarëve dhe prandaj duhet ta mbështesim maksimalisht.

“Ligji për regjistrimin e popullsisë është në Kuvend, ndjej keqardhje që seanca e sotme u anulua sepse nuk u vendos puna online e Kuvendit sepse ka deputetë të cilët janë pozitiv me COVID-19 ose janë në vetizolim.  Me këtë vetëm dëshmohet papërgjegjësia e opozitës dhe ky nuk është qëllim i gjithë partisë por i udhëheqësish. Ftoj që të ndërgjegjësohemi të gjithë, është turp të mos realizohet regjistrimi i popullsisë në shtet – ky është vetëm një operacion statistikor i cili nuk ka procese prapaveprues. Nuk do të ketë reflektim në pjesën e të drejtave të fituara, në pjesën e Kushtetutës dhe ligjeve”, sqaroi Kryeministri Zaev dhe shtoi se në botë ekziston përvojë kur dikush nuk i pranon rezultatet të përsërisë procesin kur të vijë në pushtet, por apelet për bojkotimin e regjistrimit të popullsisë janë tekstualisht lëshim i qytetarëve ndaj përgjegjësisë. Të gjithë qytetarët kanë obligim të jenë të regjistruar dhe jam i bindur se populli ynë tërësisht do ta plotësojë obligimin e tyre.

Kryeministri sqaroi se regjistrimi i popullsisë i përfshin të gjithë qytetarët të cilët regjistrohen sipas përkatësisë etnike, rezidentë dhe jorezidentë. Kontrolli ndërkufitar jep mundësi që në çdo moment të dijë shteti sa qytetarë jetojnë jashtë shtetit më gjatë se një vit. Të gjithë qytetarët në mënyrë të lirshme do ta shprehin përkatësinë e tyre fetare dhe etnike.

Në fund ai konkludoi se Ligji për regjistrimin e popullsisë do të sillet sa më shpejtë, sepse edhe më pas do të ketë numër të madh të aktiviteteve në pjesën e përgatitjes dhe zbatimit të regjistrimit të popullsisë, si për shembull të sigurohen hapësira kompetente dhe resurse njerëzore për menaxhimin e tërë procedurës.