Nga mbledhja e 38-të e Qeverisë: Vazhdohet afati për pagesën e mbështetjes financiare prej 6.000 denarë për më shumë se 24.000 qytetarë deri më 31 mars; Miratohet Programi për imunizim të detyrueshëm të popullatës në vitin 2021

Qeveria e Republikës së Maqedonisë  së Veriut në mbledhjen e 38-të miratoi vendim për vazhdimin e afatit për përdorimin e fondeve për mbështetjen financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, përfituesve të pensioneve, përfituesve të së drejtës për sigurim social të të moshuarve, të rinjve, prindërve të vetëm, fëmijëve pa prindër dhe pa kujdes prindëror, artistët dhe aktorët e tjerë të kulturës, punonjësit e filmit dhe artistët e muzikës pop deri më 31 mars 2021.

 

Me vazhdimin e afatit për mbështetje financiare prej 6,000 denarë, rreth 22,000 qytetarë që kanë të drejtë për përdorimin e kësaj mbështetje financiare, ndërsa të cilët nuk i kanë azhurnuar të dhënat e tyre në banka, si dhe 2,132 qytetarë të cilëve u janë pranuar ankesat, do të mund ta përdorin këtë mbështetje financiare si një nga masat nga COVID-19 për zbutjen e pasojave nga pandemia.

Në këtë mbledhje Qeveria e pranoi Propozim-programin e Ministrisë së Shëndetësisë për imunizimin e detyrueshëm të popullatës në Maqedoninë e Veriut për vitin 2021, i cili përmban plan për sigurimin e nevojave vjetore të vaksinave për imunizim të detyrueshëm dhe vaksina sipas indikacioneve epidemiologjike.

Në program janë të përfshirë grupe të personave të moshave të rritura të prirur ndaj vaksinimeve individuale, llojin e vaksinave që jepen dhe mënyrën e dhënies, kalendarin për imunizim për fëmijët nga zero deri në moshën 18 vjeçare dhe kalendarin për catch-up imunizim për fëmijët e vaksinuar në mënyrë të parregullt nga mosha 5 vjeçare deri në 18 vjeç.

Gjithsej fondet e miratuara për këtë Program arrijnë në 805.000.000,00  denarë, nga të cilat 415.000.000,00 denarë janë për sigurimin e sasive të nevojshme të vaksinave për vaksinim të vazhdueshëm, dozat minimale të nevojshme rezervë të vaksinave dhe imunoglobulina sipas indikacioneve epidemiologjike, ndërsa 390.000.000,00 denarë për furnizimin e COVID-19 vaksinave.

Në këtë mbledhje, Qeveria e miratoi Programin për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve për vitin 2021 me buxhet prej një shume totale prej 20.000.000,00 denarë.

Mjetet nga ky program do të përdoren për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve, përmes granteve në vlerë prej 600.000,00 deri në  900.000,00 denarë, për programe (projekte) për të cilat  si prioritete janë përcaktuar temat një shoqëri për të gjithë, rritje e qëndrueshme dhe e përshpejtuar ekonomike, standard më i lartë i jetesës dhe cilësisë së jetës së qytetarëve, ballafaqim me pandeminë botërore shkaktuar nga virusi korona COVID-19, mbrojtja e mjedisit jetësor, zhvillimi i gjelbër, ulja e ndotjes së ajrit dhe ndikimin e ndryshimeve klimatike, sundimi i ligjit, pavarësia e gjyqësorit, lufta e qëndrueshme dhe jo-selektive kundër krimit dhe korrupsionit me një transparencë të gjerë dhe të detyrueshme, arsim cilësor i disponueshëm për të gjithë në përputhje me kërkesat e tregut të punës , administratë publike moderne dhe efikase e bazuar në digjitalizimin që siguron shërbime cilësore dhe të shpejta për qytetarët dhe subjektet afariste dhe realizim i suksesshëm i negociatave për aderim në Bashkimin Evropian.

Me propozim të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale në mbledhjen e Qeverisë u miratuan Propozim-programi për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe shtëpive për të moshuarit për vitin 2021, si dhe Propozim-programi për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtjen e fëmijëve për vitin 2021.

Me këtë Program rregullohet financimi për ndërtimin, pajisjen dhe mirëmbajtjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe shtëpive për të moshuarit për vitin 2021, si dhe ndërtimi dhe pajisja e kopshteve për fëmijë, si pjesë e projekteve kapitale dhe si pjesë e strategjisë për investime në mbrojtjen e fëmijëve me zhvillim të hershëm dhe kujdesi për kategoritë e ndjeshme sociale.

Qeveria e miratoi edhe Programin për rimbursimin e mjeteve të paguara si detyrime doganore, tatim mbi vlerën e shtuar dhe akciza për blerjen e automjeteve për persona me aftësi të kufizuara fizike të vështira dhe shumë të vështira, persona me pengesa mentale mesatare, të rënda dhe të thella, për persona plotësisht të verbër me shoqërues dhe për personat plotësisht të shurdhër për vitin 2021.

Ky Program ka për qëllim të sigurojë qasje më të lehtë në automjet për këta përdorues, me këtë edhe lëvizshmërinë e tyre më të lehtë dhe përfshirje sociale në bashkësi.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin dhe e miratoi Vendimin për dhënien e pëlqimit për Tarifën për vlerën e punëve nga planifikimi urbanistik.

Me Tarifën rregullohet kompensimi, gjegjësisht tarifat për punët e kryera nga planifikimi urban gjatë përgatitjes së planeve urbanistike, i cili ka për qëllim përgatitjen e Programit për financimin e përpunimit të planeve urbanistike dhe projekteve urbane, me rëndësi lokale dhe shtetërore.

Në këtë mbledhje, Qeveria miratoi edhe Vendim për bashkimin e institucioneve shëndetësore publike Qendra Shëndetësore Prilep dhe Spitali i Përgjithshëm Prilep në një Institucion të Shëndetit Publik Spital i Përgjithshëm me aktivitet të zgjeruar – Prilep.

Me bashkimin e këtyre dy institucioneve shëndetësore, të gjitha shërbimet shëndetësore që ofrohen aktualisht në dy institucione shëndetësore tani do të merren në një, gjë që e lehtëson të drejtën e pacientëve për të marrë shërbime cilësore në një vend, pa u ngarkuar me procedura administrative shtesë, për udhëzim nga një institucion në tjetrin. 

Me bashkimin e këtyre institucioneve ulen shpenzimet në procedurat administrative dhe plotësohet personeli që mungon, kryesisht personeli mjekësor në institucionet, ndërsa në të njëjtën kohë me bashkimin mundësohet përdorimi më racional i buxhetit, zvogëlimi i borxhit dhe me këtë edhe funksionimi më efikas, që do të thotë edhe tejkalim i problemeve ekzistuese me transportin e pacientit, me theks të veçantë në transportin e pacientëve me ndihmë të shpejtë.

Me propozim të Komisionit për Emërime të Qeverisë, në këtë mbledhje u miratuan vendimet e mëposhtme kadrovike:

- Keti Vasileska, është emëruar ushtruese e detyrës drejtorit u Inspektoratit Shtetëror Administrativ, organ në përbërje të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

- Gjoko Tanasoski është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

- Goran Sugarevski emërohet ushtrues detyre drejtor i Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë  së Veriut.

- Zulfikar Zejnullai, emërohet si u.d. zëvendësdrejtor në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Qeveria shqyrtoi propozimin e Bordit Drejtues të Institucionit Publik Parku Nacional Galiçica, Ohër, për shkarkimin e Vasko Paskalit nga pozita drejtor i Institucionit pas dorëheqjes së tij për shkak të kryerjes së një funksioni tjetër dhe e shkarkoi atë nga posti si drejtor, me kërkesë të tij,  ndërsa si ushtrues detyre drejtor të Institucionit e emëroi Aleksandar Miljovskin.

Qeveria u informua për dorëheqjen e Nehri Emrula nga detyra drejtor i Agjencisë për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe konkludoi që t'i rekomandojë Bordit të Drejtorëve të Agjencisë për Energjetikë të Republikës së Maqedonisë  së Veriut për të shkarkuar nga detyra si drejtor, ndërsa si ushtrues detyre drejtor të emërojë Dario Nikollovskin.

Qeveria vendosi t'i dërgojë rekomandim Bordit Drejtues të "NP Studençica" për të shkarkuar drejtorin Urim Ahmeti dhe në vend të tij emëroi Ardita Danin .

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e emëroi Isamedin Azizin, bashkëpunëtor shkencor- docent  në Institutin e Historisë Nacionale, si anëtar të Komisionit të Përbashkët Multidisciplinar për Çështjet Historike dhe Edukative mes Republikës së Maqedonisë  së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë.