Zaev: Në vitin 2020 e mbajtëm ekonominë maqedonase stabile dhe dinamike, viti 2021 është vit i rritjes ekonomike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Financave, Fatmir Besimi, në konferencën e përbashkët për shtyp u fokusuan në rezultatet e arritura në plan ekonomik dhe në realizimin e Buxhetit për vitin 2020, ndërsa i prezantuan planet dhe projeksionet për vitin 2021.

“Edhe krahas të gjitha sfidave me të cilat u ballafaquam, mund të them se në vitin 2020 arritëm ta realizojmë atë që ua premtuam qytetarëve. Viti 2020 na mësoi që të jemi më të kujdesshëm, më solidarë dhe më të bashkuar. Na tregoi se kur ka krizë është më e rëndësishme të jemi bashke dhe të mbështetemi te njëri tjetri. Sepse edhe Qeveria ishte e fokusuar në mbështetjen e secilit qytetar të cilit i nevojitej mbështetje për ta tejkaluar krizën. Edhe shëndetësore edhe ekonomike”., theksoi Kryeministri Zaev.

Siç nënvizoi Kryeministri Zaev, procesi inkluziv për krijimin e masave dhe politikave për mbështetjen e të gjithë qytetarëve pati rezultate.

“Vitin e përfunduam me të ardhura totale në vlerë prej 189.8 miliardë denarë, që është 96.7% e të ardhurave të parashikuara. Tatimet dhe kontributet janë realizuar prej 99.5 % të asaj që ishte planifikuar gjatë tërë vitit. Këtu vërejmë rritje prej 2.3% krahasuar me vitin 2019. Në muajin prill, maj supozimet bëheshin për 30, 40 dhe madje deri në 50% rënie të të ardhurave të përgjithshme në vend. Gjithashtu, një trend pozitive u vu re nga janari deri në dhjetor te kontributet, të cilat në fund të vitit 2020 arrijnë në 102%,  domethënë 2% më shumë se sa ishte planifikuar”, informoi Kryeministri Zaev.

Në mënyrë plotësuese, siç u theksua, shpenzimet totale të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2020 janë realizuar në vlerë prej 243.7 miliardë denarë, që është 96.4% krahasuar me shumën e planifikuar vjetore. Mallrat dhe shërbimet janë ulur në 85% në rebalancin ose më pak se 5% nga viti 2019, e cila është vërteton e kursimin në drejtim të shpenzimit të parave publike.

Kryeministri Zaev u fokusua edhe në pakot ekonomike, krijuar si përgjigje ndaj pandemisë shkaktuar nga COVID-19.

“Prej fillimit të krizës, sipas nevojat e qytetarëve, krijuam katër pako masa ekonomike për mbështetjen e atyre që janë më të prekur nga kriza, për të cilën siguruam mbi 1.2 miliardë euro. Më me rëndësi në plan ekonomik u dëshmua se lufta për shpëtimin e vendeve të punës është strategji më e saktë dhe më njerëzore ekonomike. Dhe kjo dha rezultat. Edhe në kohë pandemie, siguruam likuiditet dhe mbijetesë të kompanive, duke i ruajtur vendet e punës kudo që ishte e mundur. Ky rezultat gjithashtu siguroi konsum të brendshëm të qëndrueshëm, e cili është përqindja më e madhe e Prodhimit të Brendshëm Bruto”, tha Kryeministri Zaev dhe shtoi se e gjithë kjo është arritur falë kyçje dhe konsultimet me odat ekonomike, sindikatat, akademinë dhe sektorin civil.
 
"Vetëm me pakon e katërt të masave janë paguar mbi 60.000 punëtorë në muaj. Kjo është rreth 18 milionë euro në muaj, për rreth 14.000 kompani dhe firma. Këto fonde i kthehen ekonomisë. Me masat u sigurua mbështetje financiare për rreth 500.000 qytetarë tanë të cilët u prekën më shumë nga kriza përmes transferimit të drejtpërdrejtë të fondeve në llogaritë e tyre. Këto të dhëna tregojnë se ekonomia maqedonase është e qëndrueshme dhe dinamike. Ne nuk lejuam që konsumi të ndalet. Kjo është e mundur vetëm nëse është planifikuar mirë dhe vetëm nëse reagohet shpejtë dhe zgjuar në kohë krize. Efektet janë të dukshme”, theksoi Kryetari i Qeverisë.

Duke folur për planet dhe qëllimet për vitin 2021, Kryeministri nënvizoi se viti që filloi është vit i rimëkëmbjes ekonomike.

"Për vitin 2021 projektuam një komponentë të madhe zhvillimore. Shumica e fondeve të parashikuara ose 83% janë shpenzime të destinuara për projekte kapitale, projekte konkrete që nënkuptojnë jetë për qytetarët. Kjo do të thotë që ne do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, energjinë, gazifikimin, kopshtet, spitalet, shkollat dhe mjedisin, infrastrukturën komunale dhe ndërtimin e banesave sociale," tha Kryeministri Zaev, duke theksuar se si një anëtare e plotë e NATO-s. , me një identitet të mbrojtur maqedonas dhe gjuhë maqedonase, ne vazhdojmë në rrugën evropiane me programe dhe projekte zhvillimore përmes "Aksioni 21 - për standardet evropiane në vend"!

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, u fokusua në rezultatet ekonomike në vitin 2020.

"Ndikimi pozitiv i realizimit të masave u tregua përmes rezultatit të përgjithshëm ekonomik, kështu që rënia e PBB-së pas rënies së lartë në tremujorin e dytë e cila ishte -14.9%, në tremujorin e tretë u ngadalësua ndjeshëm në - 3.3%", theksoi ministri Besimi, duke u fokusuar në rezultatin pozitiv nga masat qeveritare kundër krizës.

Ministri Besimi theksoi se kjo qasje drejt zgjidhjes së krizës jep rezultate gjatë së cilës goditja e parë në gjysmën e parë të vitit, në tremujorin e katërt që tregon trend të përmirësimin.

“Mbështetja kreditore vazhdoi edhe në nëntor dhe është shënuar rritje kreditore prej 5,4% në bazë vjetore, duke reflektuar rritjen e kredive si për bizneset ashtu edhe për individët. Rritja e pagave vazhdon në tremujorin e katërt, me 8% rritje vjetore në tetor”, theksoi ministri Besimi.

Ai deklaroi se shpenzimet kapitale në vitin 2020 kanë 80% të realizimit të planifikuar të investimeve kapitale, që është më mirë krahasuar me vitin 2019 kur u realizuan 77.6% e shpenzimeve të planifikuara kapitale për atë vit.

Gjithashtu, ministri theksoi se udhëheqjen e mirë të politikave ekonomike e njohën agjencitë e renominuara për rejting kreditor edhe të institucioneve financiare ndërkombëtare.

Para konferencës për shtyp, Kryeministri Zoran Zaev realizoi takim me ministrin e Financave Fatmir Besimi, zëvendësministrin e Financave Dimitar Kovaçevski dhe ekip nga Ministria e Financave, ku u shqyrtuan aspektet e funksionimit aktual të këtij sektori.