Zaev: Në vitin 2021 i sjellim standardet evropiane në vend, të gjithë në veprim!

E përcjellim vitin i cili mbahet mend pas pandemisë botërore e cila na e ndryshoi mënyrën e jetesës dhe me këtë edhe botëkuptimin. Do ta mbajmë mend si vit i krizës më të madhe botërore në shekull e ri. Fjala e urtë thotë “në vështirësi njihen trimat” – kështu edhe kjo vështirësi na tregoi shumë trima në reshtin e parë të luftës, por na tregoi edhe solidaritet, njerëzi dhe na përkujtoi se sa është e rëndësishme të ndihmojmë.

Edhe në plan shëndetësor dhe ekonomik, Qeveria u përgjigj me masa në kohë dhe gjithëpërfshirëse – siguruam çdo qytetar, si dhe shoqërinë në tërësi. Në krijimin e masave nuk jemi udhëhequr nga parimi ose-ose, por edhe shëndet edhe siguri sociale. Siguruam ekzistencë të një numri të madh qytetarësh, u ruajtën vendet e punës dhe u ruajt kondicioni i ekonomis

Të gjithë bashkë u siguruam se kemi sistem stabil shëndetësor i cili punon pa pengesa. Sakrifica e punonjësve shëndetësor është e madhe, të cilët edhe gjatë këtyre festave janë në vendet e punës, në spitale dhe luftojnë për çdo jetë.

Menaxhimi i krizës do të ishte i pamundur dhe pa angazhimin e pjesëtarëve të Armatës, të policisë, punonjësve mediatik dhe të tjerëve në rreshtin e parë.

Për të gjithë këta kemi respekt dhe mirënjohje!

Njëherit,shpreh ngushëllim për çdo jetë të humbur, ndërsa lufta e përbashkët të jetë forcë për familjet që përjetuan humbje, të gjejnë qetësinë shpirtërore.

Viti i ardhshëm 2021, do të jetë vit i vaksinimit dhe të daljes nga pandemia e virusit korona. Vaksinat janë mundësi të mbrojmë jetë dhe përsëri ta kthejmë mënyrën e zakonshme të jetesës. Mundësi për ta tejkaluar këtë krizë shëndetësore.

Megjithatë, në rrugën tonë drejt shëndet dhe siguri, luftojmë me një nga fenomenet më të rrezikshme të kohëve moderne - fenomenin e keqinformimit ose lajmeve të rreme. Qëllimi i atyre që i krijojnë këto është të shkaktojnë mosbesim te qytetarët dhe të zhvlerësojnë përpjekjet e fuqishme të institucioneve dhe mjekëve në luftën kundër pandemisë. Prandaj, unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve dhe forcave demokratike në vend që të orientojnë tërë dritën mbi të vërtetën, në mënyrë që gënjeshtra të zhytet në errësirë dhe harresë.

 Në rrugën drejt sigurisë, në vitin 2020 ëndrra jonë strategjike u bë realitet dhe ne u bashkuam në familjen tonë të madhe. Maqedonia e Veriut është anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike dhe të sigurisë - NATO.

Tani fokusi është drejt Bashkimit Evropian. Anëtarësimi jonë në Unionin amë nuk ka asnjë alternativë tjetër. Asgjë nuk do të na ndalojë të ecim përpara, sepse si maqedonas kemi diçka për të thënë në gjuhën tonë maqedonase, të barabartë me kombet e tjera evropiane. Në këtë rrugë ne vazhdojmë të ndërtojmë miqësi dhe besim të ndërsjellë me të gjithë fqinjët tanë. Ne të gjithë jemi në atë rrugë krah për krah - maqedonas, shqiptarë, turq, romë, serbë, vllehë, boshnjakë dhe të gjithë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut.

Populli im,
 
Për vitin para nesh, ne kemi vendosur dhjetë prioritete nga "Aksioni 21": Drejtësi dhe rend, lufta kundër korrupsionit dhe krimit, shëndetit cilësor, standardeve më të larta të jetesës, kushteve të qëndrueshme të biznesit dhe vendeve të punës me paga të larta, ndihmë dinjitoze sociale, mjedis i shëndetshëm.

Evropa në vend! Standarde evropiane në vend! Të gjithë në veprim!

Uroj që Viti i Ri 2021 të na sjell shpresë dhe  siguri. Secili prej nesh të bëjë më të mirën për jetesë më të mirë këtu.

Të fillojmë duke festuar me përgjegjësi. Festat e fund vitit dhe të krishtlindjeve ti kalojmë në rrethin e të afërmve, për shëndetin dhe sigurinë e të cilëve luftojmë çdo ditë. Të tregojë përgjegjësi dhe ti respektojmë rekomandimet.

Nga thellësia e zemrës ju uroj vit të lumtur dhe të suksesshëm.

Qëndroni në shëndet të mirë! Paçi festa dhe ditë të lumtura mes më të dashurve tuaj!

Urime Vitin e Ri!

 

Link nga fjalimi