Nga mbledhja e 34-të e Qeverisë: U aprovua procedura për furnizimin e automjeteve të blinduara të lehta nga SHBA-të; Ligji për regjistrim dhe Ligji për Agjencinë marrin flamur evropian në Kuvend

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 34-të, e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin  me propozim për vazhdimin e furnizimit të automjeteve të blinduara të lehta me rrota për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me lidhjen e amendament/aneksit në Marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe solli vendim të vazhdojë zbatimi i kësaj marrëveshje me pranimin e Letër ofertës  dhe pranimin e ofertës nga 21 dhjetori 2020.

Qeveria e autorizoi sekretarin shtetëror të Ministrisë së Mbrojtjes në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas njoftimit të Komisionit për mbrojtje dhe siguri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të nënshkruajë amendament/aneksin MK-UCC (A1) nga 21 dhjetori viti 2020 në marrëveshjen për furnizimin e automjeteve të blinduara të lehta me rrota për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me të cilin do të  konsiderohet se marrëveshja ndërqeveritare për amendament/aneksin në Marrëveshjen për furnizimin e LOV është dhënë dhe i lidhur.

Me këtë vendim, Ministria e Mbrojtjes është e ngarkuar që pas nënshkrimit të amendament/aneksit në marrëveshje, të kryejë pagesën e mjeteve financiare të rëna dakord nga Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2020 në shumë prej 762.000.000 denarë nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Konkluzionet për nevojat e lidhjes së aneksit në marrëveshjen me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për furnizimin e automjeteve të blinduara të lehta për nevojat e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të dorëzohen si Informacion për raportim deri te Komisioni për mbrojtje dhe siguri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në mbledhjen e sotme Qeveria, për interesin e saj të veçantë publik, solli vendim që Propozim-ligji për Regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021dhe Propozim ligji për Agjencinë për Kundërvajtje në Kuvend të miratohen në përputhje me procedurën e paraparë me ligje me flamurin evropian.