Me 35 milionë euro do të realizohen 99 projekte infrastrukturore në 75 qytete

Zëdhënësit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Muamet Hoxha dhe Dushko Arsovski, në konferencën e sotme për shtyp  i prezantuan detajet nga vendimi për shpërndarjen e parave nga koncesionari “TAV”, të cilat ishin të dedikuara për ndërtimin e aeroportit kargo në Shtip, tani me to do të financohen projekte në tërë shtetin.

Siç theksoi Arsovski, me 35 milionë euro fillon realizimi i 99 projekteve infrastrukturore në 75 qytete.

Bëhet fjalë për realizimin e projekteve infrastrukturore që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve. Mjetet janë të dedikuara për ndërtimin e rrjeteve për furnizimin me ujë, kanalizimeve fekale dhe atmosferike, rikonstruimin dhe ndërtimin e rrugëve lokale, rikonstruimin e kopshteve për fëmijë, rikonstruimin e shkollave fillore dhe të mesme, rezervuarë uji, sisteme për furnizim me ujë dhe projekte të tjera.

Zëdhënësi Hoxha prezantoi pjesë të projekteve të parapara për këtë qëllim.

Mbi 1 milionë euro do të ndahen në: Shuto Orizar, Shtip, Çair, Strumicë, Tetovë,  Kërçovë, Strugë për projekte që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

Qytetit i Shkupit do të ketë në dispozicion mbi 6 milionë euro për dy projekte: Për ndërtimin e aksit rrugor “Momin Potok” dhe projektin për ndërtimin e urës “Karposh”.

Në Tetovë me gjithsej 1.1 milion euro do të bëhet rikonstruimi i Shkollës së Mesme “Kiril Pejçinoviç” dhe ndërtimi i rrugës “Bllagoja Toska”.

Edhe në Kërçovë me 1.1 milion euro do të realizohen edhe katër projekte:
Rikonstruim i Qendrës së qytetit, morgu te varrezat ortodokse, qendër për qentë e rrugës dhe bllok A, B, V dhe kaldajë.

Në Strumicë paratë do të dedikohen për rregullimin e përroit “Shën Ilija” nga barriera bazë deri në pellgun e lumit “Vodoçnica” në Komunën e Strumicës me vlerë të projektuar prej 1,4 milionë euro.

Në Shtip do të ndërtohet linja 2 me rezervuarin Merite - Komuna e Shtipit, në vlerë prej 1,2 milion euro.

Me 1,1 milion euro do të ndërtohet kanalizim atmosferik në Komunën e Shuto Orizarit edhe atë në 4 rrugë.

Në Strugë me mbi 1 milion euro do të ndërtohen disa rrugë në territorin e kësaj komune.

Komuna e Çairit do të drejtojë paratë prej 1 milion euro për të rindërtuar një pjesë të rrjeteve të furnizimit me ujë si dhe kanalizimet dhe rrjetet e ujit fekal.

Sipas Marrëveshjes me Kompaninë “TAV” kyçur në vitin 2008 dhe plotësuar me 4 aneks marrëveshje, ishte paraparë që me 49 milionë euro të ndërtohet edhe kargo aeroport. Ndryshimi është bërë në bazë të analizës për vlerësimin e arsyetimit ekonomik prej në shkurt të vitit 2020.

Dallimi eventual pozitiv mes çmimit të projektuar dhe të kryer, do të paguhet në llogari të posaçme të Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë dhe paratë do të dedikohen për pastrimin e lindanit nga rrethi i fabrikës "OHIS".

Në bashkëngjitje dokument me listën e projekteve të parapara.

 

Link për video në gjuhën maqedonase

 

Link për video në gjuhën shqipe