Ministri Hoxha në 100 ditë Qeveri: Në mënyrë strategjike përballemi me sfidat e zhvillimi të bujqësisë, investojmë në sistemet e ujitjes dhe financiarisht e mbështesim agro-sektorit

Sot, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, realizoi konferencë për shtyp në qendrën mediatike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në fjalën e tij, Ministri prezantoi rezultatet e arritura në njëqind ditët e para të mandatit të tij, të cilat i filloi me përkushtim të plotë për zhvillimin e këtij sektori jashtëzakonisht të rëndësishëm.

Pandemia vetëm se e theksoi rëndësinë e bujqësisë, sepse kur e gjithë bota u frenua, prodhimi i ushqimit duhej të vazhdonte. Bujqësia është një sektor kompleks, tek i cili nuk ka dhe nuk duhet të ketë ngecje, i cili vazhdimisht lëviz, vazhdimisht ndryshon dhe prek të gjitha jetët njerëzore sepse prodhimi i ushqimit varet nga masat dhe politikat tona. Prodhimi bujqësor do të thotë jetë, mirëqenie, rinovim i cikleve natyrore, por gjithashtu do të thotë ekonomi, siguri dhe zhvillim. Fatkeqësisht pandemia ndikoi edhe në këtë sektor, kurse prodhuesit e rrushit dhe verës ishin të parët që u preken nga kjo fatkeqësi.

Në ditët e para të mandatit të tij, Ministri Hoxha u përball me një sfidë që kërkonte një zgjidhje të menjëhershme. Kriza e koronës solli prishjen e tregut të rrushit dhe verës në botë, por edhe në vendin tonë. Kantinat e verës thanë se kishin rezerva vere të pashitura dhe se kishte interes të ulët për blerje. Kjo situatë ishte përkeqësuar edhe më tej nga kushtet e pafavorshme klimatike, të cilat bënë që të ulet cilësia e rrushit dhe me këtë edhe uljen e çmimeve të blerjes. Duke e ditur këtë situatë në terren, nga vizitat e drejtpërdrejta të Ministrit Hoxha së bashku me Kryeministrin Zaev, si dhe duke u bazuar në të dhënat nga institucionet, u miratuan masa që ndihmuan grumbullimin. Besojmë se e kemi shfrytëzuar më së miri situatën dhe se me masa të tilla ndërhyrëse të shtetit, kemi kursyer prodhimin vendas të rrushit dhe kemi neutralizuar krizën në industrinë e verës.

Një nga arritjet më të mëdha në 100 ditët e para të mandatit të Ministrit Hoxha, është fillimi i procedurës së tenderit për digën e Sllupçanit. Me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Qeveria miratoi procedurën e tenderimit për ndërtimin e digës në lumin e Sllupçanit. Mjetet për këtë projekt janë të siguruara, kurse investimi do të duhet të realizohet brenda 4 viteve dhe ka vlerë totale prej rreth 22 milion euro. Ky është investimi më i madh kapital që do të realizohet në Komunën e Likovës, i cili do të zgjidhë plotësisht problemin me ujin e pijshëm dhe ujitjen e tokës bujqësore.

Gjithashtu kemi bërë një përparim të madh në bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e bujqësisë me Republikën e Shqipërisë. Nënshkruam Marrëveshjen për Bashkëpunim Fitosanitar, e cila do të bëjë që certifikatat fitosanitare të njihen për tregtinë e produkteve bujqësore në të dy vendet. Kështu këto dy vende bënë një hap përpara në bashkëpunim duke krijuar një korridor krejtësisht të lirë për qarkullimin e produkteve bujqësore dhe një hap të mëtejshëm drejt iniciativës strategjike të "Shengenit Ballkanik" për zhvillimin e rajonit tonë.

Më 2 Dhjetor 2020 në Strugë u nënshkrua Marrëveshja për Menaxhimin e Përbashkët e të Qëndrueshëm të Peshkimit në Liqenin e Ohrit dhe Liqenin e Prespës midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, të dyja palët u dakorduan se do të angazhohen në përdorimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e rezervave të peshkut, si dhe do të luftojmë në eliminimin e peshkimit dhe kontrabandës ilegale.

Përparimi i ekonomisë, bujqësisë dhe zhvillimit rural janë një nga elementët kryesorë në pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Sipas një studimi, që FAO e ka realizuar për sektorin tonë bujqësor, fermat e vogla dhe fermat familjare konsiderohen si pjesë e rëndësishme e zgjidhjes për arritjen e sigurisë ushqimore, uljen e varfërisë rurale dhe qëndrueshmërinë e mjedisit jetësor. Fermat familjare nuk janë në gjendje të realizojnë vetë potencialin e tyre për zhvillim të qëndrueshëm. Për këtë qëllim, ne kemi intensifikuar bashkëpunimin me FAO, përmes politikave të përshtatshme kombëtare të zhvillimit rural që do t'u mundësojnë  fermave të vogla familjare të rriten në agrobiznese të suksesshme lokale, të cilat do të luajnë rol kryesor në zhvillimin e komuniteteve lokale.

Siç e thashë në fillim, gjithçka mund të ndalet, por prodhimi i ushqimit s'mund të ndalet. Prodhimi bujqësor është baza për jetën, ne së bashku me fermerët tanë duhet të ndjekim standardet evropiane e t'i zbatojmë arritjet e fundit shkencore që lehtësojnë prodhimin bujqësor. Asnjë kulturë nuk mund të prodhohet në sasi të mjaftueshme e të mëdha pa mekanizima modern. Kjo është arsyeja pse, së bashku me Agjencinë e Pagesave, ne kemi ndarë 540 kontrata për furnizim me traktorë. Me ndihmën e furnizimit me mekanizima modern kostoja e prodhimit të fermerëve do të zvogëlohen, kështu që fermat bujqësore do të bëhen më konkurruese dhe më moderne. Për më tepër, si motiv për përfshirjen e gjithnjë e më shumë fermerëve të rinj, së bashku me Kryeministrin Zaev, ne akorduam marrëveshjet e para për mbështetje deri në 20 mijë euro në grante të pakthyeshme për të stimuluar prodhimin bujqësor të fermerëve të rinj deri në 40 vjet. Një total prej 265 aplikantësh që plotësuan kërkesat dhe vendosën të investojnë në këtë degë të rëndësishme ekonomike, do të marrin mbështetjen tonë. Vlera totale e kësaj mase është 3.1 milion euro. Të gjitha aplikacionet e aprovuara do të marrin deri në 20 mijë euro grante të pakthyeshme për realizimin e investimeve të propozuara, ndryshe nga viti i kaluar kur shuma ishte më pak se 10 mijë euro. Ne si institucion do t'i ndjekim ata në të gjithë procesin, që të zhvillojnë edhe më tej biznesin e tyre. Kjo masë do të jetë një nga armët kryesore të Ministrisë së Bujqësisë, për të inkurajuar fermerët e rinj për të marrë pjesë në procesin e sigurimit të ushqimit, në procesin e bujqësisë dhe produkteve bujqësore, dhe natyrisht me këtë masë do të përpiqemi të ulim migrimin, të rinjtë të mos e lënë vendin tonë, përkundrazi, për të ndërtuar të ardhmen e tyre këtu bashkë me familjet e tyre", tha Ministri Hoxha.

Për të inkurajuar zhvillimin e përgjithshëm të prodhimit bujqësor, ne kemi intensifikuar bashkëpunimin ndërkombëtar. Në 100 ditët e para u zhvilluan takime bilaterale me ambasadorët e vendeve fqinje dhe vendeve në rajon, SHBA, BE, Lindjen e Mesme dhe Federatën Ruse. Në të gjitha takimet, fokusi ishte në gjetjen e mekanizmave për të rritur tregtinë e produkteve agro-ushqimore, me theks të veçantë në rritjen e eksportit të produkteve vendore në këto tregje që kanë potencial të madh dhe fuqi blerëse.

Ministri deklaroi se në këtë periudhë të shkurtër që nga marrja e postit të Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë realizuar shumë takime me fermerë nga zona të ndryshme: kultivues, blegtorë, prodhues orizi, prodhues duhani, prodhues mollësh. Në të njëjtën kohë janë bërë shumë vizita në ferma, qendra të grumbullimit dhe kompani private.

Bujqësinë dhe zhvillimin rural do ta përkrahim me mbështetje financiare vjetore prej 150 milion euro. Do të sigurojmë kushte për prodhimtari më fitimprurëse bujqësore, duke rritur bashkëfinancimin e kostove për furnizim me naftë të gjelbërt. Ne do të vazhdojmë procesin e konsolidimit të tokës bujqësore, motivimin e fermerëve të rinj deri në moshën 40 vjeç duke dhënë grante deri në 20,000 euro, si dhe do të ketë mbështetje të dyfishtë për gratë fermere deri në fund të vitit 2024, pra 3,000 eurot aktuale do të rriten në 6,000 euro.

Do të vazhdojmë me të gjitha investimet kapitale që janë thelbësore për sigurimin e ujit të pijshëm dhe ujitjen e tokës bujqësore.

Ne do të vazhdojmë me pagesa të rregullta dhe jo selektive të subvencioneve. Këtë vit, pas Programit për vitin 2019, janë paguar rreth 115 milion euro. Ka edhe disa pagesa të tjera të vogla që do të realizohen deri në fund të vitit, me këto do të përfundojnë plotësisht pagesën e subvencioneve, përfshirë këtu pagesën e borxheve nga qeveria e mëparshme. Për të gjithë ata që ligjërisht fituan të drejtën për mbështetje në bujqësi, të njëjtën edhe e kanë marrë. Praktika për pagesa në kohë vazhdon edhe në vitin e ardhshëm.

MBPEU së bashku me këtë Qeveri, kanë vendosur axhendë ambicioze dhe do të ndërmerren intervenime serioze për të krijuar mundësi punësimi për të rinjtë dhe kushte përgjithësisht më të mira për jetesë për popullsinë rurale, duke siguruar qasje më të mirë në tokë, qasje në kredi për fermerë të rinj dhe familjarë, rritje të investimeve në infrastrukturë dhe shumë masave të tjera që do të kontribuojnë në ringjalljen e fshatrave.

Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin ndërkombëtar për të gjetur tregje të reja.

Ne do të intensifikojmë bashkëpunimin me Delegacionin e Bashkimit Evropian në RMV, në mënyrë të harmonizimit me standardet evropiane, sepse ky është qëllimi për të cilin po përpiqemi - anëtarësimin në familjen evropiane të shteteve dhe vlerave evropiane në të gjitha nivelet e shoqërisë.

Në fund të fjalimit të tij, Ministri Hoxha tha "Na presin shumë punë, por vetëm kështu - është i arritshëm qëllimi!"