Nga mbledhja e 33-të e Qeverisë: U miratua aneks marrëveshja me TAV për aktivizimin e mjeteve të dedikuara për 99 projekte infrastrukturore për 75 komuna; Pensionet do të paguhen nga 28 dhjetori; Është përcaktuar teksti i Ligjit për themelimin e komisioni

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sonte  mbajti mbledhjen e saj të rregullt të 33-të në të cilën u përcaktua teksti i Aneksit të Marrëveshjes së koncesionit të arritur mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe TAV Makedonija SHPKNJP, me të cilin praktikisht është vendosur në  veprim vendimi për shpërndarjen e fondeve të parashikuara për aeroportin e ngarkesave (kargo) në Shtip dhe me të cilin shuma financiare për atë qëllim tani është rishpërndahen për 99 projekte infrastrukturore për 75 komuna në vend, si dhe për zgjerimin e kapaciteteve të ndërtesave të aeroporteve në Shkup dhe Ohër.

Në mbledhjen që u mbajt sonte, Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagimin e pensioneve për muajin dhjetor të vitit 2020 dhe e ngarkoi  Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë Veriore që t’i dorëzojë të dhënat për pensionet në bankat afariste më së voni deri me  25.12.2020 që të sigurohet që pensionistët të mund të disponojnë me pensionet e dhjetorit përmes rrjetit të bankomatëve dhe rrjetit tregtar nga 28.12.2020.

Qeveria u rekomandon bankave afariste që  përmes filialeve dhe ekspoziturave të bankave të sigurojnë pagesa me para të gatshme të pensioneve për klientët që nuk përdorin kartela, në katër grupe sipas orarit të mëposhtëm të përpiluar sipas shumës së pensionit:

- Për pensionet deri në 11,000 denarë, pagesa të bëhet më 28.12.2020 (e hënë);

- Për pensionet në vlerë prej 11,001-14,000 denarë, pagesa të bëhet më 29.12.2020 (e martë);

- Për pensionet në vlerë prej 14,001-18,000 denarë, pagesa të bëhet më 30.12.2020 (e mërkurë), dhe

- Për pensionet në vlerë prej mbi 18,001 denarë, pagesa duhet të bëhet më 31.12.2020 (e enjte).

Në këtë mbledhje, Qeveria përcaktoi dhe dorëzoi për miratim në Kuvend tekstin e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurën administrative dhe procedurën e marrëdhënies së punës në shkallën e dytë dhe Ligjin për themelimin e Komisionit shtetëror për marrjen e vendimeve në shkallën e dytë në fushën e procedura e inspektimit dhe kundërvajtjes, me cilën garantohet e drejta e ankimit në fushën e procedurës administrative dhe procedurën e punësimit dhe të drejtën e ankimit në fushën e inspektimit dhe procedurës së kundërvajtjes.

Qëllimi kryesor i ndryshimeve të propozuara është thjeshtimi i sistemit të vendosjes mbi ankesat, duke zvogëluar institucionet që vendosin për ankesat, duke thjeshtuar procedurën administrative, duke përmirësuar organizimin e punës së Komisionit, duke vendosur në këshilla na procedurat ankimore.