Kryeministri Zaev në takim me Asociacionin e kompanive të huaja: Me partneritet krijojmë ambient të favorshëm biznesi me fokus në infrastrukturë dhe legjislacion më të mirë për investitorët e tashëm dhe të rinj

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriu, Zoran Zaev dhe ekipi qeveritar ekonomik  mbajtën takim online me kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski dhe me Asociacionin e kompanive të huaja me prodhim të avancuar teknologjik në kuadër të Këshillit të investitorëve të huaj pranë Odës, kryetar i të cilit është Viktor Mizo.   

Në takim  u diskutua për çështjet prioritare të investitorëve të huaj në disa fusha në pjesën e legjislacionit, normave doganore, infrastrukturës, politikave tatimore, marrëdhënieve të punës, digjitalizimit, si dhe çështjeve të tjera në drejtim të përmirësimit të klimës afariste dhe punës së përditshme.

Kryeministri Zaev theksoi se për Qeverinë rëndësi të madhe ka rritja e besimit të investitorëve, fillimi i investimeve të reja, inkurajimi i eksportit, përforcimi i kapitalit njerëzor dhe me këtë edhe përmirësimi i rritjes së përgjithshme ekonomike në vend. Për këtë qëllim, merren masa për zbutjen e efekteve nga pandemia në periudhë afatshkurtër, si dhe planifikim për rritje ekonomike në periudhe afatmesme dhe afatgjate.

Kryetari i Odës Ekonomike, Azeski duke përmendur bashkëpunimin me Qeverinë theksoi përkushtimin e përbashkët për implementimin në kohë të masave anti krizë për zbutjen e efekteve nga pandemia dhe përmirësimin e likuiditetit në sektorin real.

Viktor Mizo, kryetar i Asociacionit, përveç sfidave aktuale theksoi rëndësinë e një zgjidhjeje sistematike të të njëjtëve, si nënshkrimi i fundit i marrëveshjes së Qeverisë për tregti të lirë me Mbretërinë e Bashkuar, e cila do të filloi të hyjë në fuqi më 01.01.2021. E njëjta ka rëndësi të madhe për kompanitë të cilët bashkëpunojnë me Mbretërinë e Bashkuar, gjegjësisht kompanitë e vendit që janë të orientuara drejt eksportit, ndërsa të cilët importojnë lëndë të para të caktuara dhe produkte gjysmë të gatshme nga Britania e Madhe.

Në takim, secili në fushën e tij, diskutuan edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, zëvendësministri i Financave, Dimitar Kovaçevski, drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski, si dhe drejtorët e Drejtorisë për Zonat e Zhvillimit Teknologjik Industrial, Jovan Despotovski dhe Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit, Dejan Pavleski.

Në pikëpamje të përmirësimit të kushteve të punës, në kohën e fundit, Qeveria solli vendim për uljen e detyrimeve të importit – tarifat doganore për disa produkte individuale dhe përbërës të nevojshëm për prodhimin e produkteve të avancuara teknologjike.

Me këtë vendim u pranua në periudhë prej një viti të ulen në nivel të tarifave doganore të cilat zbatohen gjatë importit të këtyre produkteve në vendet anëtare të BE-së. Qëllimi është të rritet konkurrenca e eksportit në industrinë e vendit e cila prodhon produkte të avancuara teknologjike.