Mbledhja e tetë e Këshillit për reforma të administratës publike: Mbështetja për rëndësinë e zbatimit të projektit për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore

Këshilli për reforma i administratës publike ( Këshilli i RAP) me të cilin kryeson Kryeministri Zoran Zaev, mbajti mbledhjen e 8-të me radhë. Në mbledhje përveç anëtarëve të Këshillit, morën pjesë edhe ministrat e tjerë nga Qeveria, para të cilëve u prezantuan arritjet kyçe të Projektit IPA 2, “Mbështetje të riorganizimit shtetëror,”  financuar nga ana e Bashkimit Evropian.

Siç nënvizoi Kryeministri Zaev, riorganizimi i organeve shtetërore  është një nga reformat kyçe për përmirësimin e administratës publike, riorganizimi është një nga prioritet strategjike të reformave në administratën publike, që është theksuar edhe në Programin e Qeverisë. Ky operacion është historik, për herë të parë ndodh në shtetin tonë. Vendosja e linjave të qarta të llogaridhënies, bashkimin e institucioneve me kompetenca të njëjta dhe uljen e numrit të tyre në institucione, do të kontribuojë drejt rritjes së profesionalizmit dhe efikasitetit të administratës publike.

Qëllimi i këtij projekti është optimizimi i gjithë kornizave institucionale, përforcimi i dërgesës së shërbimeve publike dhe të avancohet etika, integriteti, transparenca dhe llogaridhënia e administratës publike.

Arritjet kyçe në kuadër të projektit, si dhe hapat tjerë për të cilat është e nevojshme mbështetje institucionale, por edhe konsensus më i gjerë shoqëror, i prezantoi Slagjana Taseva, udhëheqëse e projektit, Aleksandar Antonovsi, eksperti kyç dhe profesor dr. Iskra Aqimovska Maletiq, ekspert senior.

Ekspertët theksuan se qëllimi global është një riorganizim dhe optimizim institucional në përputhje me angazhimet, në korniza të reformave buxhetore dhe zvogëlimin e numrit të përdoruesve të buxhetit.

Në takim, ekspertët paraqitën nevojën për ndryshime në Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të Administratës Shtetërore, si dhe njohuritë fillestare për organizatën e ardhshme shtetërore, bazuar në bashkëpunimin me institucionet e deritanishme. 

Kryeministri Zaev i ngarkoi ministritë të avancojnë komunikimin e brendshëm me organet në përbërje, dhe veçanërisht me agjencitë dhe inspektoratet në zonat nën kompetencat e tyre. Ai gjithashtu i angazhoi ata të vazhdojnë komunikimin e vendosur dhe të mundësojnë bashkëpunim të hapur dhe të forcuar me projektin IPA " Mbështetje të riorganizimit shtetëror", në funksion që në kohë të zhvillojnë një propozim për riorganizimin e organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve të inspektimit në nivel qendror.

Në takim mbajti fjalim edhe  Freck Janmat nga delegacioni i Bashkimit Evropian. Ai  vërtetoi  angazhimin e tyre për zbatimin e suksesshëm të këtij projekti dhe theksoi rëndësinë e angazhimit jo vetëm të Qeverisë, por edhe të Kuvendit në këtë proces të rëndësishëm të reformës së administratës publike.

Ministrat e pranishëm, njëzëri ranë dakord se përfshirja e tyre aktive është e nevojshme, i përshëndetën aktivitetet e realizuara deri më tani dhe dhanë propozime për hapat e ardhshëm të planifikuar.

Në seancën e Këshillit të PAR, ministri i Shoqërisë  Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri, prezantoi draftin e raportit të dytë vjetor mbi zbatimin e Strategjisë për Reformën e Administratës Publike 2018 - 2022 me një Plan veprimi për vitin 2019. Këshilli miratoi raportin dhe ai do të publikohet në faqen e internetit të MSHIA.

Për shkak të rëndësisë së procesit, u vendos që të mbahet një vazhdim i mbledhjes deri në fund të javës së ardhshme, në të cilin do të miratohen konkluzione për hapat e ardhshëm.