Kryeministri Zaev: Ekonomia është e qëndrueshme, në pranverë presim një ritëm më dinamik

Kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp ku u prezantuan arritjet e Qeverisë për 100 ditët e para tha se qëndrueshmëria e të hyrave buxhetore është e dukshme dhe se nga pranvera, me ardhjen e vaksinës për KOVID-19 pritet rimëkëmbja e përgjithshme e ekonomisë. Ai theksoi se paralelisht me hapat tanë drejt integrimit në BE, po zhvillohet lufta e Qeverisë për të mbajtur një ekonomi të qëndrueshme.

"Anëtarësimi në Bashkimin Evropian është gjithashtu motivimi ynë ekonomik dhe nuk ka një rrugë tjetër. Të gjitha forcat tona tani janë përqendruar në zhbllokimin e vetos nga Republika e Bullgarisë, por ne jemi duke vazhduar intensivisht me reformat - ligjore dhe ekonomike. Rënia e PBB-së minus 4.4 përqind është e pritshme. Shteti do të kthejë 1 miliard e 146 milion euro që nga 1 dhjetori. Buxheti është i qëndrueshëm me të hyrat e taksave më të mëdha - TVSH, tatimi mbi të ardhurat  dhe tatimi mbi të ardhurat personale - këto të hyra plotësohen në mënyrë më optimiste. Në dhjetë ditët e para të dhjetorit, për shembull, ne shohim pagesa më të lartë të taksave krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar," tha Kryeministri.

Ai shtoi se PBB-ja e përgjithshme po bie për shkak të rënies së ekonomisë evropiane, por se stabiliteti i buxhetit është i dukshëm dhe se paketat e masave ekonomike për të luftuar krizën e KOVID kanë dhënë rezultatet e pritura.

Kryeministri Zaev tha se duke racionalizuar shpenzimet joproduktive, Qeveria do të vazhdojë të ndihmojë ekonominë.

"Nëse kriza kalon në periudhën Prill-Maj, ka të ngjarë që ne të arrijmë rritje prej 4.1 përqind. Presim të stabilizojmë borxhin publik dhe në periudhën deri në vitin 2025 ta kthejmë atë në një shumë nën 60 përqind, natyrisht në varësi të rritjes së PBB-së", theksoi Kryeministri dhe njoftoi se Qeveria e RMV-së synon të financojë buxhetin nga shitja e kapitalit pronësi shtetëror

Kryeministri për vitin e ardhshëm njoftoi një luftë intensive për të luftuar ekonominë gri, e cila do të plotësojë ndjeshëm buxhetin e brendshëm.