Kryeministri Zaev: Apeloj në vlera evropiane, mirëkuptim të ndërsjellë dhe miqësi, si dhe përmbajtja nga gjuha e urrejtjes nga të dy palët

"Fatkeqësisht, gjuha e urrejtjes është ngritur në të dy palët, dhe edhe një herë përfitoj nga rasti tu bëj thirrje të gjithëve. Ne jemi para së gjithash njerëz zemërbutë, të mirë dhe të gjithë jemi miq. Së pari ndaj qytetarëve tanë është detyra jonë të krijojmë miqësi, për të tashmen dhe për gjeneratat e ardhshme", tha Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev kur u pyet në lidhje me gjuhën e urrejtjes midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në ngjarjen me rastin e realizimit në 100 ditët e para të Qeverisë aktuale.

Kryeministri Zaev gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të Bullgarisë miqësore që të përmbahen nga çdo provokim sepse nuk i sjell mirë askujt. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se miqësitë janë një bekim dhe se përmes prizmit të miqësisë, të gjithë do të na respektojnë më shumë në rajon dhe në Evropë.

Kryeministri i Qeverisë  theksoi se si politikanë të përgjegjshëm ata janë duke punuar vazhdimisht për të parandaluar dhe demotivuar procese të tilla.

"Jo vetëm sepse jemi duke pritur që Bullgaria të heqë veton. Por edhe sepse nuk është e mirë për popullin ton. Përmes miqësisë, ne duam të zhvillojmë krijimtarin, ide, investime të reja, si tonat në Bullgari dhe të Bullgarisë këtu, të cilat do të krijojnë vende pune, do të rrisin pagat, të cilat do të mundësojnë turne të shkollave të mesme në futboll, volejboll, hendboll, basketboll dhe në të gjitha sportet, ku do të transferohet njohuria dhe mirëkuptimi dhe mbështetja e ndërsjellë. Kjo është ajo që na duhet, kjo është rruga evropiane. Ne e dimë se nuk ka një rrugë  tjetër," theksoi Kryeministri Zaev.

Lidhur me ofendimet e drejtuara nga zëvendës-kryeministri Bullgar Krasimir Karakaçanov ndaj pjesës maqedonase të Komisionit të përbashkët historik, si dhe nga disa historianë Bullgarë ndaj popullit maqedonas, Kryeministri Zaev theksoi se ndaj të  gjitha fyerjeve reagojnë publikisht dhe do të vazhdohet të reagohet gjithmonë.

"Kjo është një fyerje dhe normalisht na dëmton ndjenjat. Sigurisht, ne qëndrojmë në apelin që të përmbahemi nga provokimet dhe fyerjet sepse me të vërtetë nuk na dërgojnë askund. Kjo na kthen përsëri në izolim me njëri-tjetrin, në armiqësi dhe të ngjashme. Jemi në shekullin 21, dekada e tretë. Lufta në botë është në një plan tjetër, në revolucionin e 4-të industrial, në zhvillimin teknologjik, dhe në të vërtetë, si politikanë evropianë, si politikanë që ndërtojnë miqësi, ne duhet të përdorim fjalët e miqësisë," tha kryetari i  Qeverisë.

Në të njëjtën kohë, Kryeministri Zaev theksoi se si në Republikën e Maqedonisë  së Veriut ashtu edhe në Republikën e Bullgarisë, shumica e qytetarëve mbështesin proceset që ndërtojnë miqësinë dhe bashkëpunimin, vlerat evropiane që sjellin prosperitet për të gjithë.