Realizimet në 100 ditët e para nga puna e Qeverisë konfirmojnë përkushtim të tërësishëm në kujdesin për qytetarët dhe për përgjegjësinë dhe në vazhdimësinë në realizimin e prioriteteve strategjike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, bashkë me zëvendëskryeministrin i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi, me zëvendëskryeministrit për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burime njerëzore, Ljupço Nikollovski, me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane Nikolla Dimitrov, i prezantuan realizimet nga puna e Qeverisë në 100 ditët e para.

Kryeministri Zaev në fjalimin e tij theksoi se 100 ditë pas zgjedhjes së Qeverisë, me krenari themi se Qeveria ishte këtu me dhe për qytetarët, tërësisht të përkushtuar në kujdes, përgjegjësi, siguri, në realizimin e prioriteteve strategjike të vendit tonë: Ballafaqim i suksesshëm dhe efikas me pandeminë botërore me COVID-19; Energji e re dhe vendosshmëri në krijimin e rritjes ekonomike më dinamike dhe zhvillim të qëndrueshëm; shtet efikas juridik dhe institucione të fuqishme, arsim bashkëkohor dhe kohezion të brendshëm; anëtarësim aktiv në NATO dhe vullnet të fuqishëm për fillim dhe përfundim të suksesshëm të bisedimeve për kapituj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Zaev theksoi se me zgjedhjet e realizuara me sukses dhe me angazhimin e Qeverisë së re, u kompletua sistemi i institucioneve efikase dhe të fuqishme me kapacitet të plotë dhe me legjitimitet të cilat punojnë në mënyrë efikase në tejkalimin e krizës me COVID-19 dhe në mbrojtjen e shëndetit të të gjithë qytetarëve tanë.

“Ministria e Shëndetësisë aplikoi për furnizimin e vaksinave përmes mekanizmit KOVAKS, i cili siguron qasje globale dhe të barabartë në vaksina të sigurta dhe efektive, të vërtetuara dhe të rregulluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, tha Kryeministri Zaev.
Në mënyrë paralele me zbatimin e strategjisë shëndetësore u punua dhe u përgatit pakoja e katërt e masave ekonomike me qëllim të qëndrueshmërisë së ekonomisë, shpëtimit të vendeve të punës dhe kujdesit që askush mos të jetë i anashkaluar.

“Në proces gjithëpërfshirës, me konsultim të të gjitha palëve të interesuara u miratua pakoja e katërt e masave anti-krizë në vlerë prej 460 milionë euro. Bashkë me plotësimin e kësaj pakoje me 8 milionë euro të reja do të mbështeten afër 90.000 vende pune të bashkëqytetarëve tanë, në nivel mujor, gjegjësisht mbi 250.000 paga në tremujorin e fundit.
 283.000 qytetarëve këto dit u ndahen kartela pagesore vendore në vlerë prej 6.000 denarë, në vlerë të përgjithshme prej 27,6 milionë euro për pensionistët, prindërit e vetëm dhe kategoritë tjera të ndjeshme të qytetarëve, 100 milionë euro të reja kredi të volitshme nga Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut, si dhe grante për një spektër të gjërë veprimtarish. U nënshkruan marrëveshje të reja me 39 kompani dhe 10 anekse të marrëveshjeve me cikël të plotë investues prej 56 milionë euro”, informoi Kryeministri Zaev.
Në fjalimin e tij ai e theksoi energjetikën dhe efikasitetin energjetik, bashkë me digjitalizimin dhe teknologjitë tjera bashkëkohore si prioritete të zhvillimit të ardhshëm.

“Realizojmë projekte të mëdha dhegradualisht kalojmë drejt burimeve të energjisë së pastër përmes aplikimit të resurseve ekologjike të energjisë – ujit, diellit dhe erës, me qëllim që gradualisht të largojmë nga përdorimi qymyrin si burim i energjisë.Duhet të hapërojmë me trendet që të kemi përparim ekonomik. Sollëm vendim edhe për formimin e ekipeve për bisedim për terminalin e gazit natyror të rrjedhshëm në Aleksandropullos, Greqi.Nndërlidhësin e brendshëm për gaz natyror mes dy vendeve, do të sigurojë furnizim të përhershëm dhe të sigurt me gaz për rrjetin gazsjellës maqedonas, ndërtimi i së cilës është në fazë të përparua”, tha Zaev dhe shtoi se ii rezultat i stimulimit të politikave të energjisë së pastër, në këto 100 ditë, u hap centrali fotovoltaik i parë më bashkëkohor i  "EVN Maqedoni" në rajonin e Negotinës - Vojshanci. Janë instaluar 62.5 megavat të reja fotovoltaike, të cilat janë në ndërtim e sipër, përmes një partneriteti publik-privat dhe procedura për instalimin e termocentralit fotovoltaik 100 megavat në elektranës në Osllome ka përfunduar me sukses.
Ai rikujtoi edhe marrëveshjen me TAV për rialokim të 35 milion eurove për 75 komuna për ndërtimin dhe rindërtimin e infrastrukturës rrugore lokale, rrjetin e ujësjellësit, rrjetet e kanalizimeve, rindërtimin e kopshteve dhe shkollave dhe objekteve sportive, rindërtimin dhe ndërtimin e objekteve shëndetësore dhe për projekte të tjera dhe veçanërisht i theksoi politikat dhe masat për luftë pa kompromis për mbrojtjen e mjedisit jetësor, siç është financimi me 70 milionë euro sistem ekologjikisht i pastër dhe i  shpejtë i sistemit të autobusëve në Shkup.
Kryeministri Zaev potencoi se në 100 ditët e para Qeveria hyri në proces intensiv të krijimit të institucioneve edhe më përgjegjëse dhe më transparente, me përkushtim të fokusuar në interesat e qytetarëve dhe në zbatimin e politikave të rëndësishme në arsim dhe shkencë në sferën sociale dhe të kulturës.
Në kornizën kohore të 100 ditëve të para të kësaj Qeverie arriti edhe raporti i parë pozitiv i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut në të cilin theksohet se kjo Qeveri ekzekutive e filloi transformimin e vendit sipas terkut evropian dhe mundëson qasje të barabartë në drejtësi, mundësi të barabarta për të gjithë dhe barazi para ligjit.
“Drejtësia mbetet e qasshme në mënyrë të barabartë për të gjithë. Tani lëndët e marra dhe të udhëhequra nga PSP-ja do të hyjnë në proces të zgjedhjes juridike, përmes seancave gjyqësore të pavarura, efikase, transparente dhe ligjore. Me respekt maksimal për pavarësinë e gjyqësorit, Qeveria përmes Ministrisë së Drejtësisë e ndihmon harmonizimin e metodologjisë me të cilën do të bëhet filtrimi i gjyqësorit dhe prokurorisë”, tha Zaev.
Kryeministri u fokusua në përfitimet nga anëtarësimi i vendit në NATO.
 “Nga ky vit Maqedonia e Veriut ka edhe një tjetër dallim në brendin e saj  të pasqyruar në moton "Ne jemi NATO. Së bashku jemi më të fortë ”. Si maqedonas dhe me gjuhën tonë maqedonase ne do të jemi anëtare e BE-së. Ka përfunduar edhe procedura për harmonizimin e Memorandumit për bashkëpunim me NATO-n në sferën e mbrojtjes kibernetike dhe dokumenti  është i përgatitur për nënshkrim, që do të mundësojë reagim të koordinuar të aleatëve në rast të sulmit kibernetik”, theksoi Kryeministri dhe njoftoi për Vendimin për vendosjen e Qendrës për mbështetjen e kompanive lokale, detyrë primare e së cilës do të jetë mbështetja e kompanive dhe lehtësimi i qasjes së tyre në tregun e NATO-s..
Lidhur me bashkëpunimin rajonal Kryeministri Zaev e veçoi edhe  organizimin e suksesshëm dhe realizimin e Samitit përfundimtar të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Sofje, në kuadër të Procesit të Berlinit, bashkë me Republikën e Bullgarisë, ku nënshkruan Deklaratë për treg të përbashkët rajonal për integrim ekonomik më të thellë rajonal për një hap më afër drejt tregut të vetëm të BE-së dhe Deklaratë për agjendën e gjelbër mbështetur me mjetet nga Plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej 9 miliardë euro për konvergjencë ekonomike me Bashkimin Evropian.
Kryeministri Zaev theksoi nuk do të lejojë që mossuksesi në BE me mosmiratimin e kornizës negociuese, të shkaktojë ngecje në reformat e brendshme. Përkundrazi, do të përforcojmë tempon dhe do ta risim përparësinë që e kemi në rajon.
“Tani me më shumë besim, përkushtim dhe unitet, do të përkushtohemi në ndërtimin e standardeve evropiane në vend dhe njëkohësisht do të përkushtohemi tërësisht në vazhdimin e bisedimeve me Bullgarinë fqinje. Ne e dimë se zgjidhjet janë të mundshme. E dinë edhe ata. , do ta shpiem vendin edhe drejt BE-së! Do të vazhdojmë me reformat me intensitet të fuqishëm. Detyrimi ynë është që të zbatojmë standardet evropiane në vend! Për ne nuk ka rrugë tjetër, nuk ka alternativë tjetër dhe nuk ka dorëheqje!
Vazhdojmë sikur në 100 ditët e para. Bashkë me qytetarët!Me kujdes dhe përgjegjësi, krijojmë siguri”, theksoi Kryeministri Zaev në ekspozen e tij me rastin e 100 ditëve të para nga puna e Qeverisë.
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive,  Artan Grubi në fjalimin e tij theksoi mbështetjen e plotë për komunitetit maqedonas në tentimet e përbashkëta për ti filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe potencoi se në asnjë moment me fqinjin tonë nuk bisedohet për çështje gjuhësore dhe të identitetit.
“Detyra ime është që të angazhohem për kohezionin dhe koordinimin e resorëve politik në koalicionin qeveritar dhe me krenari mund të konstatoj se kohezionin mes partnerëve qeveritar e ndjejnë qytetarët dhe komuniteti ndërkombëtar që nga dita e parë e punës së kësaj Qeverie. Prioritetet tona janë mirë të njohura për publikun,  përkatësisht pasi që u bëmë anëtare e NATO-së, e përmbyllëm pjesën normative të Marrëveshjes së Ohrit dhe i zbatuam reformat urgjente sistemore, ato janë ripërtëritja dhe zhvillimi ekonomik, sundimi i së drejtës dhe anëtarësimi i merituar i pastër si kristali në Bashkimin Evropian bashkë me të gjitha elementet shoqëruese për standard më të mirë për të gjithë qytetarët”, tha zëvendëskryeministri i parë Grubi.
Zëvendëskryeministri Grubi rikujtoi se në 100 ditët e para të Qeverisë dëshmoi përcaktimin e fuqishëm që të respektohet ligji dhe sundimi i së drejtës, përmes shembjes së ndërtimit pa leje në Çair.
“Gjithashtu dua të theksoj se Qeveria e miratoi Propozim-ligjin për shpërndarjen e nëpunësve administrativ të punësuar  përmes programit K-5. Propozim-ligji sot është në procedurë në kuvend, përkatësisht për miratim, ndërsa për efektet do ta informojmë opinionin në mënyrë plotësuese.  Dua ta theksoj procesin e njohjes së diplomave të nëpunësve administrativ gjë që u bë realitet, me çka i motivojmë ata që të mbi ndërtohen dhe avancohen, por edhe të kontribuojnë në zhvillimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore”, theksoi zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi.
Ai shtoi se në 100 ditët e para u hapën kufijtë me fqinjët tanë, u dakorduam për mbledhje të përbashkët me Qeverinë e Kosovës, do të vijojë edhe me Greqinë dhe me fqinjët tjerë, u organizua vizita e parë të Kryeministrit të Kosovës, u nënshkrua Memorandumi 5G me SHBA-të dhe në fund të fjalimit të tij theksoi se në këtë Qeveri VIP ulëset janë të rezervuara për qytetarët dhe se bashkë me ta vijon ndërtimi i një shoqërie të re të qytetarëve të barabartë edhe në të drejta edhe në detyrime
Në fjalimin e tij zëvendëskryetari për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore, Ljupço Nikollovski u përqendrua në përcaktimin e Qeverisë të shkruar në Programin e saj, që institucionet të tregojnë rend, punë dhe disiplinë dhe se për këtë qëllim në tre muajt e kaluar u vendos praktikë e koordinimit intensiv dhe komunikim ndër-institucional në nivel ditor me Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Policinë Financiare, Këshillin Inspektues, Agjencinë për Menaxhim me Pronë të Sekuestruar, Drejtoria për Zbulim Financiar, OTA, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe shumë institucione tjera që janë të përfshirë në luftën kundër korrupsionit.

“Detektuam një sërë problemesh që janë zvarritur me vite dhe kanë ndikuar në ngadalësimin e proceseve. Me mbështetjen e USAID-it tashmë kemi filluar projekt për përmirësimin e Platformës për ndërveprimin institucional, një projekt shumë i rëndësishëm. Në këtë mënyrë, ne do të përmirësojmë lidhjen e institucioneve dhe do të kontribuojmë për përshpejtim të procesit të veprimit dhe zgjidhjes së lëndëve, një dhimbje e madhe për qytetarët në këto momente", theksoi Nikollovski.

Nikollovski nënvizoi se kontrolli është kyç veçanërisht në kushte të jashtëzakonshme të cilat na gjetën këtë vit dhe për këtë qëllim, për rritjen e efikasitetit të mekanizmit të kontrollit, është vendosur koordinim i rregullt me Këshillin Inspektues, ndërsa janë miratuar edhe ndryshime ligjore me të cilat u rritën kompetencat e të gjitha shërbimeve inspektuese.
“Qysh në tre muajt e parë i plotësuam një pjesë të rekomandimeve të Trupit kundër korrupsionit në Këshillin e Evropës, GREKO – u emërua person për integritet dhe ndeshje të interesave dhe u mbajt trajnim për respektimin e Kodit Etik të të gjithë anëtarëve të Qeverisë. U formua grup i punës për revidimin e autorizimeve diskrete të funksionarëve, hap me rëndësi të veçantë në misionin tonë që do të shpie një pako të madhe ndryshimesh me të cilat do të shfuqizohet dhe shkurtohen të drejtat diskrete aty ku janë të panevojshme. Tashmë po punohet edhe në akte nënligjore me të cilat do të kufizohen shpenzimet për reprezentacione dhe do të vendosen rregulla të barabarta për përdorimin e kartelave zyrtare nga ana e funksionerëve”, theksoi Nikollovski, i cili theksoi nuk do të lejojë tolerancë dhe falje në punën e funksionarëve për të cilët ekzistojnë arsye të shkarkohen, funksionarë të cilët pasurohen në llogari të qytetarëve, të cilët e keqpërdorin besimin që i’u është dhënë.
Zëvendëskryetari për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov në ekspozenë e tij theksoi se në 100 ditët e para, mes tjerash Sekretariati për Çështje Evropiane pas një dekade të plotë kthehet në përgatitjen sistematike të versionit nacional të ligjvënies evropiane dhe se fillon përkthimi i acquis evropian edhe në gjuhën maqedonase.

“Kjo është një prej detyrimeve të procesit aderues, pas rrumbullakimit të së cilit gjuha maqedonase do të ketë statusin e gjuhës zyrtare të barabartë në Union. Ju siguroj se zbatimi i agjendës reformuese nuk do të ndalet pa marrë parasysh pengesat apo sfidat. Reformat në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, reforma e organizatës publike dhe politikat sektoriale vazhdojnë. Janë miratuar strategji të dërguara për koment në KE ligje që transponojnë akte evropiane, përforcohen kapacitetet administrative për transpozicion dhe implementim të akito”, theksoi Dimitrov.

Këto janë ndryshimet që do të jenë të dukshme përmes projekteve konkrete nga më shumë sfera që do të nxisin evropeizmin e Maqedonisë sonë si proces që pa marrë parasysh rrethanat lëviz vetëm në një drejtim – përpara drejt anëtarësimit në BE.
“Ekzistojnë sfida, nganjëherë ekziston tempo e ngadalësuar nga ajo që ne do të donim, por nuk ka alternativë dhe nuk ka drejtim tjetër. Vetëm përpara. Do ta sjellim Evropën në shtëpi”, tha Dimitrov në fjalimin e tij në konferencën për shtyp me rastin e 100 ditëve të para të punës së Qeverisë.