Promovohet Portali i Partneritetit për Qeverisje të Hapur

Në suaza të projektit të USAID-it, për pjesëmarrje qytetare, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis, sot në konferencën për shtyp promovoi Portalin për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur.

Në fjalimin e tij, ministri Jeton Shaqiri theksoi se përmirësimi i kualitetit të menaxhimit, ofrimi i shërbimeve cilësore nëpërmjet transparencës inkluzivitetit dhe punës me përgjegjësi është një veçori e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim është edhe vendosja e mjeteve të reja për avancimin e transparencës, llogaridhënies dhe inkluzivitetit, siç është Portali për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur.

,,MSHIA-ja është ministri kompetente mbi koordinimin e kësaj iniciative (PQH) dhe në kontinuitet synon drejt përmirësimit të kushteve të implementimit adekuat të këtij partneriteti i cili nxit: Transparencën e cila mundëson që opinioni të kuptojë punën e Qeverisë, pastaj Pjesëmarrja, përkatësisht opinioni të mund të ndikojë ndaj punës së Qeverisë, nëpërmjet përfshirjes në proceset e krijimit të politikave publike dhe ofrimit të shërbimeve publike, si dhe Llogaridhënia ku opinioni mund t’i kërkojë përgjegjësi Qeverisë për politikat e saj dhe performancat e shërbimeve të ofruara, theksoi ministri Shaqiri.

Ministri potencoi se, me qëllim të avancimit të mundësive për informimin në kohë të qytetarëve, organizatave joqeveritare, subjekteve afariste dhe institucioneve shtetërore, si dhe përfshirja e tyre në këtë iniciativë, MSHIA-ja, në bashkëpunim me Fondacionin Metamorfozis në suaza Projektit për pjesëmarrje qytetare nga USAID-i, zhvilloi platformë online, përkatësisht Web-portalin e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur.

,,Ky mjet elektronik, paraqet pikë qendrore për konsultime, monitorim, përfshirje, rrjetizim dhe njoftim për të gjitha palët e prekura dhe të interesuara në këtë proces. Portali i Partneritetit të Qeverisjes së Hapur ka për qëllim të shërbejë si platformë për interaksion dhe shkëmbim të informacioneve në katër segmente: konsultime lidhur me përgatitjen e Planit nacional aksional (PNA), ndjekjen e implementimit të Planit nacional aksional, si dhe për ndjekjen e punës së Këshillit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur dhe të Rrjetit të organizatave qytetare për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur”, theksoi ministri Shaqiri.

Sipas ministrit, bazuar në përvojat e këtij viti dhe imponimi i nevojitjes së ndryshimit të mënyrës së punës sa i takon pranisë fizike, përkatësisht mbajtja e takimeve tradicionale, Portali ofron mundësi për mbajtjen e takimeve virtuale online me biseda të pjesëmarrësve drejtpërdrejtë – live chat dhe video-lidhje.

Ministri, gjithashtu theksoi se po vijon përgatitja e Planit të ri Nacional Aksional 2021-2023, me përfshirje aktive në qindra përfaqësuesve të sektorit qytetar dhe publik, kjo jo vetëm që do ta lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet palëve të interesuara e të përfshira në proces, por edhe për një periudhë afatgjate do të ndihmojë në monitorimin dhe avancimin e iniciativës së Partneritetit të Qeverisjes së Hapur në vendin tonë.

,,Zhvillimi i kësaj zgjidhjeje të Portalit në bashkëpunim të ngushtë me Fondacionin Metamorfozis dhe mbështetjen e USAID-it, paraqet dëshmi se nëpërmjet raportit të partneritetit, jo vetëm Qeveria, por edhe faktorët e tjerë në shoqërinë tonë, marrin pjesë në mënyrë kolektive dhe të barabartë në konceptin e avancimit të Qeverisë së Hapur”, tha minitri Shaqiri.

Në këtë konferencë, krahas ministrit, u drejtuan dhe drejtoresha e Zyrës së zhvillimit të përgjithshëm të USAID-it në Maqedoninë e Veriut - Don Karmin dhe Bardhyl Jashari - drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis, si dhe Gordana Gapiq Dimitrovska nga MSHIA-ja, Koordinatore nacionale për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur.