Kryeministri Zaev mbajti fjalim në Forumin Energjetik Maqedonas: Investojmë në pavarësinë energjetike dhe në burime ekologjike të energjisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev e hapi Forumin Energjetik Maqedonas, i cili këtë vit organizohet nga Instituti ZIP, ndërsa në bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut dhe Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Krahas Kryeministrit Zaev, në Forum fjalim mbajtën edhe ambasadorja e SHBA-ve, Ekselenca e saj Kejt Mari Bërnz, ambasadori i Norvegjisë, Ekselenca e tij Jorn  Juxhin Jelstad dhe Agim Selami, drejtor i Institutit ZIP,

Në atë drejtim, ne duhet të vazhdojmë me trendet në mënyrë që të kemi progres ekonomik. Sot dua të njoftoj disa projekte të Qeverisë në këtë segment, siç është terminali i gazit natyror të lëngshëm në Aleksandropulos, Greqi, për të cilin është marrë një vendim për të formuar ekipe negociuese. Të gjitha investimet që kemi nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, duke filluar nga fotovoltaikët, centraleve me erë, dhe njoftimi i investimeve serioze në hidrocentralin Cebrene.

Sinqerisht shpresoj që pjesëmarrja në këto projekte energjetike do të inkurajojë gjithnjë e më shumë sektorë për të zhvilluar bashkëpunimin rajonal.

Interkonektori midis Maqedonisë Veriore dhe Greqisë ka një rëndësi të madhe si një strukturë kryesore e infrastrukturës energjetike që siguron konkurrencë më të lartë në furnizimin me gaz natyror. Interkonektorë për gazin natyror midis dy vendeve si dhe ndërtimi i tubacionit ekzistues të naftës mund ta bëjë Maqedoninë Veriore një qendër shpërndarjeje të karburanteve me cilësi të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Këtu mund të shtojmë ide për interkonektorë me Kosovën, Serbinë dhe midis Strumicës dhe Petriç, Bullgari.

Në mënyrë shtesë, në hap me përpjekjet tona dhe harmonizimin e rregullores me BE-në, këtë vit në shkurt u miratua Ligji i ri për Efikasitetin e Energjisë, i cili mundëson realizimin e investimeve dhe masave të nevojshme në fushën e efikasitetit të energjisë, duke ndjekur shembujt pozitivë nga vendet e BE-së dhe rajoni  ku efikasiteti i energjisë sjell përfitime në shumë nivele, si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë në përgjithësi.

Dua të përmend se përball nesh jamë shumë sfida, nacionale dhe rajonale kur bëhet fjalë për t'u kycje me tranzicionin global të energjisë, teknologjive të reja në burime të rinovueshme, efikasitetit të energjisë, gazifikimit, por këto janë procese të pashmangshme investimesh që sjellin përfitime në planin afatgjatë.

Zbatimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe efikasitetit të energjisë janë pjesë e kornizës për realizimin e Marrëveshjes së Gjelbër të Bashkimit Evropian, e cila ka një qëllim të qartë - Evropa klimatike neutrale dhe më rezistente deri në vitin 2050. Vendi ynë gjithashtu mbështet Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane për një ekonomi të qëndrueshme duke i kthyer sfidat e klimës dhe mjedisit në mundësi dhe duke e bërë tranzicionin të drejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë."