Zaev: Ne kemi një mesazh të mirë për Ditën Botërore të Diabetit – Kemi bërë kthesën dhe në vend që të mos jemi të sigurt tani sigurojmë barna me standard më të larta botërore

Sot Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, me rastin e Ditës botërore të Diabetit – 14 Nëntori, sot përmes video porosisë iu drejtua 130 mijë qytetarëve në vend me diabet, prej të cilëve 500 janë fëmijë deri në moshën 18 vjeçare, familjeve të tyre, si dhe mjekëve dhe posaçërisht infermiereve diabetologjike, me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, 14 nëntor.

Kryeministri Zaev gjat fjalimit të tij foli për  shëndetin e qytetarëve si një përparësi kryesore dhe theksoi se Qeveria e Maqedonisë  Veriore dhe Ministria e Shëndetësisë bënë një kthim  të rëndësishëm në afrimin e njerëzve me diabet duke i dhënë fund epokës së mjeteve jo të besueshme të terapisë me insulinë. 

Në vazhdim fjalimi integral i Kryeministrit Zaev.

“Sot është 14 Nënori, Dita botërore e diabetit, dhe këtë fjalim timin përmes videos ua përkushtoj 130 mijë bashkqytetarëve tanë me diabet, prej të cilëve 500 prej tyre janë fëlmijë deri në moshën 18-vjeçare, familjeve të tyre, si dhe mjekëve dhe posaçërisht infermiereve diabetologjike. Dhe jo vetëm sot, por gjatë gjithë këtij viti, anëtarët e Lidhjes së Shoqatave të Diabetit të Maqedonisë Veriore, të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet e tyre i kushtuan përmirësimit të cilësisë së jetës së njerëzve me diabet duke u përkushtuar  për një kujdes më të mirë shëndetësor për ta, duke edukuar  familjet e tyre dhe duke rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për diabetin.

Përmbajtja e këtyre aktiviteteve është jashtëzakonisht e rëndësishme për rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve për parandalimin e diabetit dhe ndërgjegjësimin për nevojën për menaxhim të rregullt të cilësisë së diabetit që do të azhurnohet vazhdimisht, veçanërisht për shkak të pandemisë globale me KOVID-19, e cila i bën njerëzit me diabet një grup veçanërisht të prekshëm. 

Nga ky aspekt,  janë të një rëndësi të veçantë reagimet për preventive dhe edukim nga komision Nacional për diabet dhe i Klinikës për Endokrinologji në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza”.

Duke patur parasysh shëndetin e  qytetarëve si prioritet kulmor nga viti 2017 e këndej Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Shëlndetësisë kanë bërë kthesë të rëndësishme në qasjen drejt personave me diabet dhe i dhanë fund epokës së furnizimit të mjeteve jo të sigurta për terapi me insulinë.

Që nga ajo kohë e deri më tash, për herë të parë është bërë furnizimi në mënyrë të vazhdueshme  i insulinave dhe glukometrave me standardet më të larta botërore me teknologji inovative për efektet më të larta të shëndetit në pacientët me diabet është kryer në mënyrë të vazhdueshme.

Kremtimi i Ditës Botërore të Diabetit na kujton se është jetike të sigurohen politika dhe metoda dhe terapi të përkushtuara për kontroll të mirë të gjendjes së njerëzve me diabet. Është detyrim i shoqërisë dhe kjo është arsyeja pse investimi në shëndetin publik dhe shëndetin e të gjithë qytetarëve është përparësi kryesore në vendin tonë"