Nga mbledhja e 20-të e Qeverisë: Është miratuar teksti i memorandumit për mirëkuptim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për bashkëpunimin në mbështetje të anëtarësimit në Bashkimin Evropian

Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Memorandumin për mirëkuptim mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, i cili ka të bëjë me bashkëpunimin për mbështetjen e procesit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe e autorizoi kryetarin e Qeverisë, Zoran Zaev, që ta nënshkruajë Memorandumin.

Ky Memorandum ka për qëllim që të sigurojë kornizë për bashkëpunim mes Qeverisë dhe Bankës me qëllim të mbështetjes së procesit për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian përmes kombinimit të investimeve dhe ndihmës teknike. Memorandumi përqendrohet në përforcimin e konkurrencës në sektorin privat dhe rritje inkulzive, të infrastrukturës së qëndrueshme dhe tranzicionit drejtë ekonomisë së gjelbër, duke përfshirë edhe prioritetet për lidhje rajonale dhe të përforcimit të klimës së investimeve dhe menaxhimit.

Në këtë mbledhje të  Qeverisë morëm vendim që nga rezervat buxhetore tu jepën shpërblim me para me nga 10.000 euro për secilin, për  të gjithë anëtarët e reprezentacionit të futbollit të Maqedonisë për arritjen e suksesit historik – kualifikim në Kampionatin Evropian,

Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi kërkesën për shtetësi të Republikës së Maqedonisë Veriore të Jacob Daniel Ëiley, i lindur në 1994 në Long Beach, Los Angeles, SHBA sepse plotëson kushtin me interes të veçantë për vendin në aspektin sportiv.

Qeveria ka miratuar vendimin të rifillojë punën e qendrës së kontaktit që synon të mbështesë biznesin dhe qytetarët në lidhje me çështjet ekonomike në drejtim të ballafaqimit me  krizë e shkaktuar nga KOVID-19. Duke thirrur numrat e telefonit të qendrës së thirrjeve, kompanitë dhe individët do të jenë në gjendje të marrin të gjitha informacionet dhe sqarimet e nevojshme në lidhje me mënyrën dhe mundësinë e përdorimit të masave ekonomike dhe të tjera shtetërore në lidhje me ballafaqimin e situatës me KOVID-19.