Zaev: Një zgjidhje e vërtetë me Bullgarinë është e mundur vetëm nëse të dy palët dalin fitimtare

Politikanët e vërtetë duhet t’i japin rëndësi procesit dhe të gjejnë mënyrë që të pajtohen. Për këtë kemi edhe përkrahje të drejtpërdrejtë nga kancelaria Merkel. Mbrëmë, me të vërtet kishim bisedime konstruktive në një atmosferë shoqërore, biseduam si fqinjë, të cilët kanë për qëllim ta sigurojnë të ardhmen evropiane të rajonit dhe shpresoj se kështu do të vazhdojmë,” u përgjigj kryeministri Zaev në pyetjen e gazetarëve,  në rast se në Sofje i është ofruar që të nënshkruaj marrëveshje të re, me të cilin do të tejkalohen çështjet e hapura, siç është duke deklaruar zëvendëskryeministri  i Bullgarisë, Krasmiir Karakaçanov.

Kryeministri Zaev theksoi se përvoja në negociatat me Greqinë e kanë mësuar atyre se në Ballkan, kur bëhet fjalë për çështje të tilla, një zgjidhje e vërtetë duhet të ekzistojë vetëm nëse të dy palët e negociatave dalin fitimtare. Kjo do të thotë, kur dikush i kushton vëmendje anës tjetër dhe anasjelltas.

Në këtë moment  shtoi Zaev ende nuk kemi arritur deri aty në bisedat me Bullgarinë, por para nesh ekzistojnë kushte për këtë

"Kjo do të thotë që ne do të vazhdojmë të bisedojmë, por nuk mendoj se ai proces duhet të ndodhë përmes grindjeve publike. Sigurisht, ne do të informojmë në mënyrë thelbësore dhe me kohë për këto çështje të rëndësishme, por nuk do të bëjmë një shfaqje nga ky moment serioz për të ardhmen tonë evropiane. Goditja e gjoksit mund të jetë tërheqëse për publikun e brendshëm në të dy vendet, por nuk rrit shanset për një zgjidhje dhe ne nuk do ta bëjmë atë, sigurisht në periudhën në vazhdim. Ne kemi pozicionet tona të qarta dhe precize dhe do të vazhdojmë të punojmë me Bullgarinë në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët, fituese. Identiteti dhe krenaria maqedonase do të mbetet e madhe sa një mal dhe pa pasur nevojë të bëjmë një spektakël nacionalist prej tij," nënvizoi Kryeministri, Zaev.

Ai vlerësoi se është shumë e rëndësishme, si fqinjë dhe vende miq, të ecim së bashku në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke mbështetur njëri-tjetrin, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të sjellim progres për të gjithë qytetarët tanë, e cila është detyra jonë themelore si politikanë.

Qëllimi është që përmes marrëveshjes, përmes dy komisioneve, e ato janë komisioni historik dhe komisioni ndërqeveritar, t’i gjejmë zgjidhjet të cilat kanë sqarim, angazhim shtesë, implementim serioz të obligimeve nga Marrëveshja, siç është  Korridori 8, projekte të rëndësishme ekonomike, dhe të ngjashme  me qëllimin përfundimtar të ketë një zbatim më të suksesshëm të marrëveshjes së miqësisë. Presim që këto ditë të intensifikohen bisedat që në fund pak para datës 17, të martën, të tentojmë të arrijmë zgjidhje,” tha Zaev duke u përgjigj në pyetjen e gazetarëve.