Zaev: Njohja e rëndësisë së gjuhës rome duhet të jetë pjesë e përpjekjeve më të gjera dhe veprimeve për parandalimin e të gjitha formave të diskriminimit, si dhe për mbështetjen e romëve në gjithpërfshirjen e tyre sociale dhe pjesëmarrjen

Sot Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev përmes video-fjalimit e uroi Ditën ndërkombëtare të gjuhës rome, 5 Nëntori. Njëherit u fokusua në dy momente kyçe. Njëri është njohja e rëndësisë së gjuhës rome dhe mbështetja e romëve në gjithpërfshirjen e tyre sociale dhe pjesëmarrjen në zhvillimi e shoqërisë sonë. Tjetra është se në vitin 2019 dhe fillimin e vitit 2020 janë botuar 1.000 kopje të fjalorit në gjuhën maqedonase – rome dhe 800 kopje të Gramatikës së gjuhës bashkëkohore rome nga autori Latif Demir.

Në vazhdim ua përcjellim fjalimin e plotë të Kryeministrit Zoran Zaev:

“Të nderuar qytetarë të komunitetit rom, të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut – Urime Ditën ndërkombëtare të gjuhës rome.

Festimi i tolerancës dhe respektimi i nxitjes së llojllojshmërisë kulturore, për ne në Republikën e Maqedonisë së Veriut përfaqëson njohje dhe respektim të llojllojshmërive në vendin tonë gjatë historisë deri më sot, poashtu edhe në të ardhmen.

Kur UNESKO e shpalli 5 nëntorin si Ditë botërore të gjuhës rome në vitin 2015, na dha edhe një arsye më tepër që të festojmë dhe ruajmë gjuhën dhe kulturën rome, që ta njohim rëndësinë dhe barazinë e të gjitha gjuhëve.

Gjuha rome është gjuhë zyrtare e të gjithë romëve në botë, e pasuruar me procese historike të migrimeve dhe spektrit të gjerë të ndikimeve.

Njohja e rëndësisë së gjuhës rome, njëkohësisht duhet të jetë pjesë e përpjekjeve më të gjera dhe veprimeve për parandalimin e të gjitha formave të diskriminimit, si dhe mbështetje e romëve në gjithpërfshirjen e tyre sociale dhe pjesëmarrje në zhvillimin e bashkësisë sonë.

Në shënimin e Ditës botërore të gjuhës rome, të gjithë ne bashkë me romët festojmë kulturën e romëve si pjesë e pasurisë së gjithë njerëzimit.

Arsimi luan një rol kyç në këto procese për të siguruar mundësi për të mësimin e historisë dhe kulturës së llojmoshmërive në shoqërinë tonë dhe shoqërive tjera.

Në këtë drejtim është edhe botimi i Gramatikës së gjuhës bashkëkohore rome e cila ka për qëllim të kontribuojë edhe në standardizimin e literaturës së gjuhës rome.

Përfaqësuesit e komunitetit rom nga Republika e Maqedonisë së Veriut kanë rol kyç në zyrtarizmin e gjuhës rome në hartën e gjuhëve në botë me iniciativën dhe veprën e profesorit Jusuf Shaip. Ai e përkushtoi tërë jetën e tij në standardizimin e gjuhës rome dhe për kyçje në arsim.

Në frymën e ruajtjes së gjuhës rome, me mbështetje financiare nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vitin 2019 dhe fillimin e vitit 2020 janë botuar 1.000 kopje të fjalorit maqedonas-rom dhe 800 kopje të Gramatikës së gjuhës bashkëkohore rome nga autori Latif Demir.

Fjalori i gjuhës maqedonase-rome përmban më shumë se 10.000 fjalë.

Sot, kur e shënojmë festimin e gjuhës rome në atë duhet të shohim si nevojë për krijimin e tregimeve pozitive për një shoqëri gjithëpërfshirëse të barabartë për të gjithë dhe për të ardhmen”.