Zaev: Investimet kapitale sjellin përfitime për ekonominë dhe për shtetin

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev theksoi se është me rëndësi të veçantë zbatimi i reformave ekonomike me theks të veçantë  investimet në investimet kapitale, ndërtimin e rrugëve, infrastrukturë, gazifikim, spitale, shkolla të cilat në afat të gjatë duhet ta rrisin aktivitetin ekonomik në vend.

Avancimi dhe zbatimi i politikave ekonomike të Qeverisë  ishin në fokus  të takimit të sotëm onlajn të Kryeministri Zoran Zaev, zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike dhe investime Fatmir Bytyqi, zëvendës ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në vend, Oto Graf, drejtorin e Shoqërisë gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) për Maqedonin  e Veriut, David Oberhuber dhe Sonja Andonova, udhëheqësja e portfolios së GIZ.

Kryeministri Zaev theksoi se po zbatohen reforma të rëndësishme të cilat kanë rëndësi të madhe për progresin ekonomik të Maqedonisë së Veriut, duke vendosur theksin në mundësitë e shfrytëzimit të burimeve të ripërtritshme të energjisë, privatizim të tokës bujqësore nën kushte të caktuara, si dhe përforcim i konceptit të partneritetit publiko- privat, me qëllim përmirësimin e ambientit afarist dhe rritjen e aktiviteteve investuese

Në takimin onlajn, theks ishte vendosur edhe çrrënjosjes së ekonomisë gri, e cila siç thanë bashkëbiseduesit, po bën dëm jo vetëm në subjektet e regjistruara afariste, por edhe buxhetin e shtetit. Nga takimi ështe përfunduar se ajo që është me rëndësi të madhe për rritjen ekonomike edhe në kushte të pandemisë është rritja e produktivitetit të kompanive, që duhet të rezultojë me rritjen e pagave dhe përmirësimin e standardit jetësor si qëllim përfundimtar.