Jagoda Shahpaska

Pozita e punës: 
Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Posta elektronike: 
mtsp@mtsp.gov.mk
Profili në Twitter: 
Фотографија: 
Biografia: 

Jagoda Shahpaska ka lindur më 18 mars të vitit 1964 në f. Tepavci të Manastirit. 
Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, në vitin 1988. Nga viti 2003 deri në vitin 2007 e ka përfunduar specializimin në Mjekësi Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup.
Në vitin 2007 ka përfunduar trajnimin për ultrasonografi abdominale dhe trajnimin për ekokardiografi në Universitetin “Shën Gjorgji” në Plovdiv, Republika e Bullgarisë.
Karrierën profesionale e ka filluar në vitin 1991, dhe deri në vitin 1992 ka punuar si inspektore shëndetësore dhe sanitare republikane për Komunën e Dellçevës  dhe Makedonska Kamenicës.

Në periudhën prej vitit 1992 deri në vitin 2003 ka punuar si mjeke e përgjithshme në Shërbimin Mjekësor Emergjent në Shtëpinë e Shëndetit në Pehçevë.

Nga viti 2007 deri në vitin 2014 ka qenë e angazhuar si specialiste e Mjekësisë Interne në Shtëpinë e Shëndetit në Pehçevë.

Shahpaska në periudhën nga viti 2009 deri më vitin 2013 është këshilltare në Këshillin e Komunës së Berovës, ku është gjithashtu edhe koordinatore Grupit të këshilltarëve të LSDM-së.
Në periudhën 2014-2016, është zgjedhur deputete e Parlamentit, dhe gjatë këtij mandati ajo është anëtare e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, Këshillit Nacional për Euro-Integrime dhe Komisionit për Çështje Evropiane. Ajo njëherësh është kryetare e Komisionit për Shëndetësi.

U rizgjodh deputete e Parlamentit në periudhën vjetore 2016 - 2020. Në këtë mandat ajo është zëvendëskryetare e Komisionit për Shëndetësi dhe anëtare e  Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, Komisionit për Çështje Evropiane, Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Mundësi të Barabarta.

Shahpaska është shefe e Grupit Parlamentar të Parlamentit të RMV-së për bashkëpunim me Parlamentin Çek, anëtare e Delegacionit të KP të OSBE-së, anëtare e Silk roud grup të KP të OSBE-së, anëtare e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Bundestagun Gjerman, anëtare e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e RP të Kinës, anëtare e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Irlandës, zëvendëskryetare e IPPG për Personat me Aftësi të Kufizuara, anëtare e  IPPG për të Drejtat e personave LGBTI, anëtare e Grupit IPPG për HIV-AIDS.

Në qershor të vitit 2018 qëndroi në Bundestagun gjerman përmes Programit të mysafirëve për deputetë nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shahpaska u zgjodh deputete në mandat të tretë, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 15 korrik të vitit 2020.

Prej 30 gushtit të vitit 2020 e kryen funksionon Ministre e Punës dhe Politikës Sociale në mandatin e dytë të Qeverisë së udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev.

Është autore e shumë punimeve profesionale në fushën e mjekësisë.

Flet gjuhën angleze.

Është e martuar, nënë e dy vajzave