Irena Stefoska

Pozita e punës: 
Ministre e Kulturës
Institucion: 
Posta elektronike: 
minister@kultura.gov.mk
Profili në Twitter: 
Profili në Instagram: 
Фотографија: 
Biografia: 

Irena Stefoska lindi më 16.09.1967 në Shkup. Ajo ka titullin doktor e Shkencave historike dhe profesoreshë e rregullt në Institutin e Historisë Nacionale në Universitetin “ShënCirili dhe Metodi” – Shkup.

Stefoska diplomoi në Institutin e Studimeve Klasike pranë Fakultetit Filozofik në Shkup (1991), magjistroi në Universitetin Qendror Evropian në Budapest (1994) dhe në Fakultetin Filozofik në Beograd (2001), ndërsa doktoroi në Institutin e Historisë në Fakultetin Filozofik në Shkup (2007).

Në periudhën prej vitit 2016 deri në gusht 2020 ishte deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhekryetare e Komisionit të Kulturës dhe me Grupin e bashkëpunimit të Parlamentit grek.

Është fituese e bursës së Fulbrajtit, profesoreshë  hulumtuese në Universitetin “Braun” në SHBA (2009-2010) dhe e bursës së Fondacionit “Robret Bosh” (Robert Bosch), në programin „HistoricalDialogueandAccountability“ të Universitetit të “Kolumisë” (semestri i dimrit 2012). Alumn i Institutit “GeorgEkart” në Braunshvajg, Gjermani, institut udhëheqës në botë për hulumtim të librave të historisë, gjeografisë dhe gjuhës amtare.

Stefoska është anëtare e rrjetit ndërkombëtar “AlianceforHistoricalDialogueandAccountability” pranë Institutit për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e “Kolumbisë” në Nju-Jork prej vitit 2012. Është bartëse dhe pjesëmarrëse e projektit nacional dhe publikime të ndërlidhura me fenomenin e kombeve dhe nacionalizmit në Ballkan me motive historike dhe politike të Ballkanit, me lëndën e historisë dhe kulturave në rajon, në drejtim të pedagogjisë dhe kulturës së paqes.

Ka realizuar qëndrime hulumtuese dhe ka mbajtur shumë ligjërata në universitete eminente në Evropë dhe në SHBA, mes të cilave:në Universitetin Humlolt në Berlin, në Universitetin në Çikago, në Universitetin “Urbana” – Ilonois, në Universitetin “Kolumbia” në Nju Jork, në Qendrën “VudroVilson” në Uashington, në Universitetin në Regeneburg, Grac, Beograd, Sofje etj. Ka publikime në vendet e rajonit dhe në vende të tjera, ndërsa ka përkthyer literaturë profesionale dhe beletristikë  nga anglishtja, serbishtja, latinishtja dhe nga bullgarishtja.

Aktivisht flet gjuhën maqedonase (gjuhë amtare), gjuhën angleze, greqisht, bullgarisht, serbisht, kroatisht e flet dhe shërbehet në mënyrë pasive me gjuhën frënge.

Letër mandati - Irena Stefoska