Ljupço Nikollovski

Pozita e punës: 
Zëvendëskryetar i Qeverisë i angazhuar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurse njerëzore
Posta elektronike: 
Infozpvrsmnikolovski@gs.gov.mk
Profili në Twitter: 
Фотографија: 
Biografia: 

Ljupço Nikollovski është i lindur më 20.08.1983 në Kriva Pallankë. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik Justinian i Parë pranë USHKM në Shkup, drejtimi e drejta financiare në vitin 2007.

Diplomën si specialist i menaxhmentit politik e mori në Universitetin e Ri Bullgar, Fakultet bullgar për politika dhe Këshill të Evropës. 

Nikollovski është përfaqësues i autorizuar për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale në Entin Shtetëror për Pronësi Industriale nga viti 2012.

Ka magjistruar në programin për të Drejtë administrative dhe Administratë publike në Fakultetin Juridik Justinian i Parë pranë USHKM në Shkup. 

Në periudhën prej 2009-2011 ka punuar si konsultat dhe sekretar për menaxhim korporativ në Institutin e Drejtorëve Shkup, si konsultat në „AAG, Analysis and Advisory Group” me fokus në resurset njerëzore dhe të drejtën afariste, fonde dhe financime të BE-së.

Nga muaji shkurt i vitit 2014 ushtron funksionin shef i kabinetit të Kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Nga data 15 nëntor të vitit 2015 deri më 30 dhjetor të vitit 2016 është zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Republikën e Maqedonisë.

Në qershor të vitit 2017 mori funksionin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave në Qeveri.

Në korrik të vitit 2019 u emërua si Sekretar Shtetëror të LSDM-së në Maqedoni.

Prej më 4 gusht deri në zgjedhjen për zëvendëskryetar të Qeverisë së RMV-së, i ngarkuar për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe burimeve njerëzore në Kuvendin e RMV-së.

Nikollovski është Anëtar i Unionit të juristëve në Republikën e Maqedonisë, Anëtar i Unionit të Maqedonisë të Juristëve të Ri, anëtar i Odës e Juristëve të Maqedonisë  dhe Ambassador of Knowledge - Life learning Academia - Organization for Certification and Professional Knowledge Process Management – Ljubjanë, Slloveni.

Flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe italiane.
 

Letër mandati - Ljupço Nikollovski