Odat ekonomike të kënaqura nga masat e parapara në pakon e katërt për mbështetje të kompanive dhe qytetarëve dhe se numër i madh i sugjerimeve dhe rekomandimeve të tyre janë pranuar

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi i prezantuan kornizat kryesore të Pakos 4 për ndihmë të kompanive dhe qytetarëve për zbutjen e pasojave nga pandemia me COVID-19 para përfaqësuesve të odave ekonomike në vend.

 

Kryeministri Zaev theksoi se vlera e përgjithshme e pakos së katërt është rreth 350 milionë euro prej të cilave 264 milionë si linja jashtëzakonisht të favorshme kreditore.

 

 Në prezantimin e masave ishte theksuar se pakoja e katërt është vazhdimësi e të parave dhe se Qeveria do ta ndjekë situatën dhe do të përshtatet në zhvillimin e pasojave nga kriza që të arrijë efikasitet maksimal në mbështetjen e kompanive dhe qytetarëve nga kategoritë më të prekura.

Pakoja e katërt e masave duhet të miratohet nga Qeveria në mbledhjen e së dielës, më 27 shtator, përfshin mbështetje për pagesën e pagave për tremujorin e fundit të vitit, kartela për më tepër kategori të qytetarëve, grante për sektorët më të prekura, spektër të gjerë për lirimin ose lehtësimin për më shumë detyrime për kompanitë, ulje të TVSH-së në më tepër veprimeve për shërbim dhe veprimtarive tjera, si dhe masave tjera.

 

Përfaqësuesit e odave ekonomike në vend në takim shfaqën kënaqësinë që edhe këtë herë ishin të përfshirë në krijimin e masave dhe që një numër i madh i sugjerimeve dhe propozimeve të tyre janë të përfshira në këtë pako të katërt për mbështetje të kompanive dhe qytetarëve për zbutjen e pasojave nga pandemia me COVID-19.