Takim i Kryeministrit Zaev me drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit, Zakonjshek: Investojmë në cilësi, sistem transporti të integruar në rajon dhe BE

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u takua me drejtorin e Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit për Evropën Juglindore, Matej Zakonjshek.

Në takim, ku morën pjesë edhe ministri për Transport dhe Lidhje, Bllagoj Boçvarski, u shprehën urime për zgjedhjen e Qeverisë së re, si dhe për energjinë e re në qasje për avancimin e problemeve të transportit.

Kryeministri Zaev e theksoi përkushtimin e Qeverisë në agjendën evropiane, gjatë së cilës theksoi se politikat qeveritare vazhdojnë të zhvillohen drejt integrimit më të madh rajonal dhe evropian, në këtë drejtim dhe përmes lidhjes më të shpejtë dhe më të mirë në rajon dhe me BE-në.

Bashkëbiseduesit konstatuan se investimi në sistem cilësor, efikas dhe ekonomik është i një rëndësie të jashtëzakonshme për zhvillimin e ekonomisë dhe për cilësi më të lartë të jetesës së qytetarëve.

Si prioritet veçanërisht u theksua nevoja për investim në infrastrukturën rrugore, para së gjithash në sigurinë e rrugëve, avancimin e transportit hekurudhor, veçanërisht në ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, si dhe nevojë për lehtësimin e formaliteteve kufitare, ku si shembull pozitiv u përmend vendkalimi i integruar kufitar “Tabanoc”, mes vendit tonë dhe Serbisë.

Bashkëbiseduesit e theksuan nevojën për rrjetëzim efikas të sistemeve transportuese me rajonin dhe me Bashkimin Evropian.

Drejtori Zakonjshek në takim e shprehu gatishmërinë e Komunitetit të Transportit për mbështetjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në zbatimin e projekteve konkrete, tejkalimin e çështjeve të caktuara, si dhe gjatë miratimit të legjislacionit evropian dhe standardeve në sferën e transportit.