Kryeministri Zaev në Athinë: Maqedonia e Veriut ka interes të kyçet në ndërtimin e terminalit për gaz të rrjedhshëm natyral në afërsi të Aleksandropolis në Greqi, si pikë hyrëse e re, e pavarur për furnizim me gaz natyror të vendeve të Evropës Juglindore

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në kuadër të vizitës së punës dyditore në Republikën e Greqisë, realizoi takim me Kristos Kopeluzos, drejtor ekzekutiv i grupacionit “Kopeluzos”, i cili është aksionar themelues i kompanisë “Gastrejd”.

Në takimin, i cili u realizua me ftesë të kompanisë “Gastrejt” mori pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi dhe përfaqësues të lartë të kompanisë “Gastrejd”, u shpreh interes i dyanshëm që Maqedonia e Veriut të kyçet në ndërtimin e terminalit për gaz të rrjedhshëm natyral në afërsi të Aleksandropolis në Greqi, si pikë hyrëse e re dhe e pavarur për furnizim me gaz natyror të vendeve të Evropës Juglindorë, përfshirë edhe vendin tonë.

Me interesin e shprehur, për të cilin nga konzorcium “Gastrejd” shprehën mbështetje për realizimin e tij, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë pjesë e projektit për ndërtim të stacionit lundrues 17 kilometra nga Aleksandropolis për deponim të përkohshëm dhe gazifikim të gazit natyral të rrjedhshëm, me kapacitet prej 170.000 metra në kub dhe mundësi për furnizim me gaz natyror me mbi 5,5 miliardë metra në kub.

Me këtë projekt krijohet mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm me gaz natyror për vendin tonë, i cili njëkohësisht do të bëhet pika prej të cilës më pas gazi do të distribuohet edhe më gjerë në rajon dhe në vendet të cilat do të shfaqin interes.

Siç dihet, gjatë muajit të kaluar pjesë e këtij projekti u bë edhe Republika e Bullgarisë, nëpërmjet operatorit nacional për gaz natyror “Bullgartransgas”, ndërsa kyçja e Maqedonisë së Veriut në projekt do të mundësojë diversifikim të rrugëve për qasje deri te gazi natyror, jo vetëm për vendin tonë por edhe për tërë Evropën Qendrore.